Në Kosovë sipërfaqet e përgjithshme të tokës bujqësore të kultivuara me drithëra, konkretisht me kulturën e grurit, nga viti në vit po zvogëlohen, duke ulur kështu edhe sasinë e prodhuar të këtij produkti në vend.
Sipas shifrave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në vitin 2012, më shumë se 102 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të mbjella me grurë, në vitin 2017, kjo sipërfaqe ka rënë në 80 mijë hektarë.
Ndërkaq, vitin e kaluar, 74 mijë hektarë sipërfaqe kanë qenë të kultivuara me kulturë të grurit. Kurse, gjatë këtij viti janë mbjellë vetëm 50 mijë hektarë sipërfaqe me grurë.
Në një llogaritje të thjeshtë i bie që për tetë vjet (2012-2019 ), në Kosovë sipërfaqja e tokës e mbjellë me grurë, është përgjysmuar apo është 52 mijë hektarë më pak.
Ekspertë të bujqësisë dhe përfaqësues të bujqve në Kosovë, vazhdimisht kanë tërhequr vërejtjen se tkurrja e tokës bujqësore, po ndodh për shkak të ndryshimit të destinimit, duke e përdorur tokën bujqësore për veprimtarinë e ndërtimit.
Kjo, sipas tyre, në të ardhmen do të sjellë pasoja dhe mungesë të sigurimit të produkteve elementare bujqësore.
Jusuf Cikaqi, drejtor në Departamentin për Politika Bujqësore në Ministrinë e Bujqësisë, thekson se te kulturat njëvjeçare, sipërfaqja ndryshon nga viti në vit.
Ai thotë se çmimi dhe kërkesa në treg janë ndër faktorët që ndikojnë në mbjelljen e tokës me kultura njëvjeçare.
“Sa i përket vitit të kaluar, ku sipërfaqja me të mbjella ka qenë 74 mijë hektarë, sivjet ka rënë në 50 mijë hektarë. Faktorë kryesorë kanë qenë kushtet klimatike, sepse ka pasur thatësirë në vjeshtën e vitit 2018 dhe fermerët, pavarësisht planifikimeve që kishin për mbjellje të 75 deri në 80 mijë hektarëve, nuk kanë arritur të mbjellin për shkak të thatësisë. Edhe kjo sasi e grurit që është mbjellë dhe është korrur tani, është mbjellë në muajin dhjetor pas afatit optimal”, thekson Cikaqi për Radion Evropa e Lirë.
Por, kryetari i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thotë se disa nga arsyet e zvogëlimit të hapësirës së mbjellë me drithëra janë ndërtimet e shumta në tokat bujqësore, pastaj politikat joadekuate për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, migrimi dhe çmimi jo i leverdishëm i grurit për fermerët.
“Arsyeja e parë është mungesa e perspektivës. Kjo mungesë e perspektivës ka bërë që një numër i madh i të rinjve që janë marrë sidomos me bujqësi, kanë migruar jashtë Kosovës. Arsyeja tjetër është se prodhimet e grurit e kanë një konkurrencë të tmerrshme jolegale nga importi. Gruri nga vendet e rajonit në Kosovë hyn me çmim më të lirë se sa prodhimi vendor. Sidomos nga shteti i Serbisë (para vendosjes së taksës), pasi mullisët në Kosovë, janë furnizuar me grurë nga rezervat shtetërore që nuk është i dedikuar për ushqim të njerëzve”, bën të ditur Tahiri.
Ish- ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Idriz Vehapi, ndërkaq, thotë se arsyeja e zvogëlimit të sipërfaqes së tokës së kultivuar me grurë paraqitet për shkak të çmimit të lartë të mekanizimit bujqësor.
“Kostoja e madhe e shpenzimeve për mbjelljen e grurit, mekanizmi bujqësor, farërat, plehrat, të gjitha importohen dhe kanë një kosto të lartë. Pastaj, besoj se edhe çmimi i grurit nuk jep shumë fitime. Më pas edhe subvencionet e shtetit duhet të rriten, edhe pse tashmë Qeveria e Kosovës ka lëvizur në këtë drejtim, por besoj se kjo ndikon shumë. Arsyeja tjetër paraqitet për shkak të sipërfaqeve të vogla të tokës, ku shumica e fermerëve kanë hapësira të vogla të tokës”, thotë Vehapi.
Ndryshe, për të rritur interesimin e fermerëve për mbjelljen e sipërfaqeve më të mëdha me grurë, Ministria e Bujqësisë ka disa vjet që subvencionon fermerët me nga 150 euro në vit, kurse sipërfaqja minimale e mbjellë me grurë duhet të jetë 2 hektarë në pronësi të fermerit.
Sidoqoftë, në gjithë territorin e Kosovës para një muaji ka përfunduar fushata e korrje-shirjeve. Derisa zyrtarë në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, pohojnë se sivjet Kosova plotëson deri në 50 për qind nevojat për ushqim nga rendimentet e grurit, përfaqësues të bujqve vlerësojnë se kjo shifër nuk arrin as 30 për qind të mbulimit të nevojave.
Nga këto sipërfaqe, prodhimi i përgjithshëm vendor gjatë viteve të fundit, sipas të dhënave zyrtare, ka mbuluar deri në 60 për qind të nevojave vendore për konsum dhe pjesa është mbuluar nga importi.
Në një raport të Ministrisë së Bujqësisë, të quajtur “Raporti i Gjelbër 2018”, thuhet se në Kosovë për kokë banori janë prodhuar 127 kilogramë miell. Vlera e prodhimtarisë së grurit në vitin 2017 ishte 51 milionë euro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje