LAJMI I FUNDIT:

Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Matthew Palmer për përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor

Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Matthew Palmer për përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët thuhet se “Aleanca për Shqiptarët përshëndet emërimin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor i Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo”.

“Diplomacia amerikane, përmes zotit Palmer veçanërisht, ka dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në stabilizimin e vendit gjatë tranzicionit nga regjimi OBRM-PDUKM-BDI dhe materializimin e anëtarësimit në NATO”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.


Matthew Palmer, emërohet përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Matthew Palmer, emërohet përfaqësues i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Ata shtojnë se në kohën kur vendi po përballet me sulme të papara dhe të koordinuara mbi themelet e shtetit të së drejtës, rritja e angazhimit amerikan është një sinjal tejet pozitiv për demokratizimin e Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën evropiane të rajonit./Telegrafi/