LAJMI I FUNDIT:

Qëndroi 35 vite në burg prej cigares, amerikania dëmshpërblehet me tre milionë dollarë

Qëndroi 35 vite në burg prej cigares, amerikania dëmshpërblehet me tre milionë dollarë

Një grua që i kaloi 35 vite në burg për vrasje për një krim që nuk e ka kryer kurrë është liruar falë provave të ADN-së dhe tani ajo pritet t’i marr tre milionë dollarë si kompensim për këtë gabim të bërë gjatë hetimeve.

Cathy Woods, 68-vjeç, është gruaja që ka qëndruar më gjatë në ndonjë burg të SHBA-ve pa kryer kurrfarë krimi, transmeton Telegrafi.


Ajo u lirua nga burgu në vitin 2015 kur u shfaqen prova të reja për vrasjen që kishte ndodhur në vitin 1976 në Reno, më saktësisht vrasja e studentes Michelle Mitchell. Provat qonin te i burgosuri i Oregonit, Rodney Halbower.

Duke folur pas marrëveshjes së arritur që të dëmshpëblehet, avokatja e Woods, Elizabeth Wang ka deklaruar se “edhe përkundër shumës që i është ofruar zonjës Woods, ajo është dënuar padrejtësisht”.

Wang shtoi se klientja e saj do të vazhdojë të kërkoj para tjera për dëmet që i janë shkaktuar e paratë do t’i kërkoj nga autoritetet e qytetit Reno dhe ish-detektivëve të cilët sipas saj kanë fabrikuar provat derisa ajo ishte paciente e spitalit të shëndetit mendor në Louisiana gjatë vitit 1979.

Avokatja e ish-të burgosurës tha se Woods asokohe ishte e sëmurë dhe se asnjëherë nuk ishte marrë në pyetje nga hetuesit lidhur me vrasjen e 19-vjeçares Mitchell.

Dënimi i saj në vitin 1980 ishte kthyer në pikën zero nga Gjykata Supreme e Nevadas, megjithatë ajo u dënua sërish më 1984. Gjykatësi i rastit kishte rikthyer rastin në vitin 2014 pasi provat e e reja që ofron teknologjia e avancuar e ADN-së hodhi dritë mbi rastin, pasi që cigarja e gjetur në vendin e krimit kishte bërë autoritetet të besojnë se ajo ishte vrasësja.

Autoritetet ishin bindur se Halbower kishte përdhunuar dhe vrarë gjashtë gra dhe një vajzë përfshirë edhe Mitchellin në Reno në vitin 1976. Por mbi të asokohe rëndonin akuzat për vetëm dy vrasje dhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 17-vjeçares Paula Baxter dhe 18-vjeçare Veronica Cascio. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Seanca e parlamentit francez u pezullua pasi deputeti valëviti flamurin palestinez

Evropa
Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Evropa
I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

I janë premtuar 30 sosh, Zelensky viziton bazën belge ku qëndrojnë aeroplanët luftarakë F-16

Evropa
Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Vera më e nxehtë ndonjëherë? Ekspertët zbulojnë se çfarë mund të ndodhë në Evropë në muajt e ardhshëm

Evropa
Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Burri nga Massachusetts që i mbijetoi sulmit të ariut rrëfen ‘takimin e dhunshëm’ me kafshën - tregon se çfarë i shpëtoi jetën

Amerika
Kalo në kategori