LAJMI I FUNDIT:

Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Vetvritet një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë

Një person i cili gjendej në paraburgim është gjetur i vdekur sot në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, në një deklaratë dhënë Telegrafit ka thënë se ai ka qenë nën masën e paraburgimit.


“Në qendrën e paraburgimit në Pejë, një i paraburgosur dyshohet se është vetvarur. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obdukim. Viktima ka qenë nën masën e paraburgimit, lidhur me kërkesën për ekstradim në SHBA”, ka theksuar ai.

Ndryshe sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës, i paraburgosuri  me inicialet B. GJ është gjetur i vetëvarur në banjon e njërës nga dhomat ku në dhomë me të ishin bashkë edhe tre persona të tjerë.

I paraburgosuri ishte në mbajtje nga data 14.06.2019 dhe ishte i vendosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë./Telegrafi/