Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emanuel Macron thanë se në takimin e Grupit G-7 në Francë kishte pasur unitet, me gjithë mosmarrëveshjet që u manifestuan gjatë takimit që i mbizotëruan nga çështjet e tregtisë, programi bërthamor i Iranit dhe zjarret që kanë përfshirë Amazonën.
Ata folën në një konferencë shtypi në mbyllje të takimit.
Presidenti Trump foli për “një unitet të jashtëzakonshëm”, ndërsa zoti Macron tha se të gjitha palët “kanë arritur të gjejnë pika takimi”.
Presidenti francez tha se shpresonte që të ketë një takim mes Presidentit Trump dhe atij iranian, Hasan Rouhani në javët e ardhshme.
“Ne jemi në një mendje që Irani duhet të respektojë detyrimet e veta bërthamore dhe të ketë një sjellje të përgjegjshme në Gji dhe të punojmë së bashku. Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore dhe gjendja atje nuk duhet të dëmtojë stabilitetin e rajonit”, tha zoti Macron.
Presidenti Trump nuk konfirmoi nëse do të ketë një takim së shpejti por tha se nëse Irani ndryshon qëndrim, takimi ishte i mundur.
“Ne nuk po kërkojmë ndryshim të udhëheqjes (në Iran). Një gjë e tillë nuk ka funksionuar. Ne duam që të mos kenë armë bërthamore. Dhe mund ta arrijmë në një kohë të shkurtër. Dhe vërtet besoj se Irani mund të bëhet përsëri një vend madhështor. Do të doja që kjo të ndodhte. Por nuk duhet të kenë armë bërthamore”.
Zoti Trump hodhi poshtë më herët zërat për tensione të mundshme mes tij dhe presidentit francez Emmanuel Macron, pasi udhëheqësi francez u takua të dielën me ministrin e jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif.
Ai tha se i kishte dhënë zotit Macron miratimin për ardhjen e zotit Zarif, por në konferencë për shtyp presidenti francez tha vetëm se e kishte informuar zotin Trump.
Presidenti Trump shprehu optimizëm para gazetarëve edhe për marrëveshje të mundshme tregtare me Kinën, megjithëse kritikoi praktikat tregtare të Kinës.
“Ndoshta duan ose ndoshta nuk duan një marrëveshje por unë mendoj se duan të arrijnë një marrëveshje. Nuk besoj se kanë rrugë tjetër. Dhe nuk e them këtë si kërcënim. Por nuk kanë alternativë”.
Udhëheqësit e G-7-ës kanë shprehur shqetësime për shkallëzimin e luftës tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.
Zoti Macron tha se shpreson që udhëheqësit të tërhiqen nga një luftë tregtare.
Më herë të hënën, presidenti Trump tha se Kina kishte kontaktuar zyrtarët amerikanë të tregtisë, duke u bërë thirrje të ktheheshin në tryezën e negociatave.
“Do të fillojmë bisedime shumë serioze. Të shohim se si do të shkojë”, tha zoti Trump. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane
Shtyhet pa afat vendimi për dënimin e presidentit të zgjedhur Trump për çështjen e ngritur ndaj tij në Nju Jork
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje