Hierarkia e Nevojave – e konceptuar më 1943 nga psikologu Abraham Maslow, si Teoria e Motivimit Njerëzor – paraqitet si një piramidë me pesë nivele. Fjala është për një nga Teoritë e Vetaktualizimit që arrihet përmes përmbushjes së njëpasnjëshme të atyre pesë niveleve – nga i ulëti për të arritur tek më i larti.
Sipas Maslowit, në shkallën e parë janë nevojat fiziologjike të domosdoshme për mbijetesë, si ushqimi, uji, ajri, gjumi, veshmbathja, streha dhe seksi. Në shkallën e dytë zë vend nevoja për siguri, siç është siguria personale, emocionale, financiare dhe ajo shëndetësore. Në shkallën e tretë hyn nevoja sociale (apo nevoja për përkatësi), ku bën pjesë shoqëria, intimiteti dhe familja. Në nivelin e katërt përfshihet nevoja për vlerësim, ku futet statuti, fama, prestigji, vëmendja, dominimi (si pjesë të vlerësimit të ultë), vetërespekti, suksesi, kompetenca, pavarësia dhe liria (si pjesë të vlerësimit të lartë). Kur përmbushen këto katër nevoja, atëherë njeriu futet në stadin kryesor të vetaktualizimit, që nga disa cilësohet si nivel i përsosmërisë, kulmi që nuk është i lehtë të arrihet.
Për plotësimi e këtyre nevojave, shteti shpesh krijon skema sociale për kushte më të mira për jetesë. Por, duke marrë parasysh nevojat elementare që ka njeriu dhe rrethanat në Kosovë, shtrohet pyetja se cili mund të jetë roli i pagës minimale në këtë piramidë? Në këtë rast, fjala është veç për përmbushjen e nivelit të parë të piramidës së Maslowit.
Si pikënisje për analizë mund të merret shporta e konsumatorit e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit, që tregon nëse kanë ndryshuar çmimet në treg me vitin paraprak dhe nëse kapaciteti blerës sot është i njëjtë me atë të vitit të kaluar. Pra, ky indeks tregon se cili është raporti ndërmjet pagës minimale dhe çmimeve në treg.
Në Kosovë, konsumi i përgjithshëm për një ekonomi familjare – mesatarisht me pesë persona – është rreth 8,000 euro, që i bie 650 euro në muaj. Ndërsa, në raportin e konsumit për kokë banori, një kosovar konsumon jo më shumë se 1,500 euro në vit apo 125 euro në muaj.
Agjencia e Statistikave të Kosovës thotë se pjesa më e madhe e buxhetit të ekonomive familjare shpenzohet për banim, me 40 për qind, dhe ushqim me 30 për qind. Konsumi i ushqimit dominohet nga mishi, qumështi, djathi, vezët, buka dhe drithërat, që kontribuojnë në më shumë se gjysmën e konsumit të ushqimit në vlerë dhe më pas radhiten perimet dhe pijet joalkoolike.
Kur merret në konsideratë niveli i çmimeve në Kosovë, vërehet se shkalla vjetore e inflacionit, matur me vitin paraprak, është më e lartë për 2.6 për qind – vlerë kjo që në vendet perëndimore do të kërkonte ndërhyrje nga shteti. Kryesisht kjo është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të bukës dhe drithërave me 14 për qind, të kafesë dhe çajit me 5.8 për qind, mishit me 4.7 për qind, pijeve alkoolike me 4.0 për qind, duhanit me 3.1 për qind dhe energjisë elektrike me 1.3 për qind.
Edhe pse me një shportë shumë të varfër krahasuar me vendet e Evropës, konsumi në Kosovë, i nevojshëm për një familje me pesë anëtarë, nuk mbulohet nëse në atë familje nuk punojnë gjysma e anëtarëve me një pagë minimale. Në rastin kur vështirësohen kushtet e jetesës nga ngritja e çmimeve, atëherë ndërhyrja e qeverisë jo domosdoshmërish do të thotë ngritje e menjëhershme e pagës minimale. Megjithatë, Qeveria duhet të ndihmojë në lehtësimin e jetesës së qytetarit duke balancuar çmimet e konsumit me pagën minimale.
Siç shihet, në rastin e Kosovës, sfida e shumicës së qytetarëve mbetet plotësimi i nevojave për mbijetesë. Pra, është mjaftë ambicioze të pritet që ata të arrijnë të dalin në nivelin e dytë të sigurisë të Piramidës së Maslowit, e aq më pak te vlerësimi. Ndërkaq, vetaktualizimi mbetet veç një ëndërr e mirë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëXhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur