LAJMI I FUNDIT:

Hadise duket e bukur edhe pa makijazh

Hadise duket e bukur edhe pa makijazh

Ajo është një ndër këngëtaret më të suksesshme të momentit në shtetin turk.

Bëhet fjalë për Hadisen, e cila njihet për një numër të madh të hiteve që ka sjell para publikut në Turqi, por të cilat janë dëgjuar edhe në Kosovë.


Bukuroshja njihet edhe për linjat trupore që i ka për zili dhe sa herë i jepet mundësia i shfaq në rrjetet sociale dhe në skenat muzikore.

Zeshkania së fundi ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shfaqet e bukur që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

“Uroj të diele të këndshme”, ka shkruar ndër të tjerash artistja teksa shihet e pa kuruar dhe pa makijazh.

Ndryshe, Hadise ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjell video projekte të reja gjersa ka filluar një turne me koncerte në vendin e saj. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/B1lPi3JH430/