LAJMI I FUNDIT:

Kapacitetet e Institutit Bujqësor të Kosovës, mundësi për zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve evropiane

Kapacitetet e Institutit Bujqësor të Kosovës, mundësi për zhvillimin e bujqësisë sipas standardeve evropiane

Fermerët kosovarë kanë një adresë ku mund të kontrollojnë produktet ushqimore. Instituti i Pejës është vendi ku analizohet cilësia e produkteve ushqimore e bimore në vend.

Në Institutin Bujqësor të Kosovës në Pejë, i cili funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kryhen analizat e tokës, por edhe të viruseve për bimët e mbjella.


Në pesë laboratorët e këtij instituti bëhet diagnostikimi i viruseve që ndikojnë në sëmundjen e kulturave bujqësore.

Drejtor i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci tregon se ky institucion ka peshë të madhe në sektorin e bujqësisë për shkak të identifikimit të problemeve që mund të kenë bujqit kosovarë me të mbjellat e tyre.

“Në këtë vend kryhen analiza për shumë lëndë. Analizat bëhen kryesisht në fushë dhe laboratore. Palët e interesit janë fermerë, konsumatorët e produkteve bujqësore dhe institucionet përgjegjëse që kujdesen për cilësinë e ushqimit”, thotë Geci.

Por shqetësuese mbetet degradimi i tokave bujqësore në tërë territorin e Kosovës. E shkatërrimi i tyre po bëhet në disa mënyra.

“Shumë fermerë pa qenë të vetëdijshëm djegin amulloret, e kjo dëmton tokën pasi shkatërron pjesën e gjallë të saj. Republika e Kosovës nuk qëndron mirë sa i përket ruajtjes së tokës”, thotë Geci.

Degradimi i tokës po bëhet edhe nga disa faktorë tjerë.

Geci thotë se degradimi rrjedh edhe si pasojë e përdorimit të tepërt të plehrave kimike, si pasojë e mosdhënies së materies organike dhe si pasojë e mos punimit të rregullt të tokave bujqësore.

Një projekt tjetër mjaft me peshë në këtë Institut është edhe sera eksperimentale, e cila është përuruar vitin e kaluar. Këtu ruhet baza gjenetike e varieteteve autoktone si kultura e dardhës, e mollës dhe e varieteteve tjera.

Nga ky vend pastaj fidanet kalojnë në shartesë në fshatin Vitomiricë.

Arton Bekolli, që udhëheqë Drejtoratin për Prodhim Bujqësor tregon se këtu testohen edhe farat e kulturave bujqësore të importuara.

“Farat e kulturave bujqësore të importuara testohen me qëllim që më pas ato të futen në listën e lejuar për përdorim nga fermerët”, thotë Bekolli.

Në IBK bëhen kontrolle të cilësisë së inputeve bujqësore, ushqimit dhe ruajtja e ambientit jetësor, gjithashtu bëhen edhe hulumtime të varieteteve të kulturave bujqësore si grurit, elbit, misrit dhe patates në kushtet agroekologjike të Kosovës.

Por prioritet ka edhe identifikimin e agjentëve të dëmshëm biologjik si dëmtuesve, patogjenëve, barojave të këqija e të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori