LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Prokurorëve Publik nga e hëna do të diskutojë për Janevën

Këshilli i Prokurorëve Publik nga e hëna do të diskutojë për Janevën

Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik ku duhet të fillojë procedura për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva do të caktohet nga e hëna pasi nuk janë dorëzuar komplet dosjet që janë mbledhur.

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik Kole Shterjev në deklaratën për AIM ka thënë se deri te ta është dorëzuar raporti, por nuk janë kompletuar dosjet që duhet t’i dorëzojë Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit për aktivitete që janë ndërmarrë në hetimet dhe parahetimet për rastin “Reket” ku e akuzuar është edhe prokurorja speciale publike Janeva.

Pasi të merren komplet dosjet, siç ka thënë Shterjev do të caktohet seancë ku do të fillojë seanca për shkarkimin e Janevës.


Pas arrestimit të Janevës PSP është në udhë pa krye, fati i saj i pazgjidhur për shkak të ngecjes së negociatave mes pushtetit dhe opozitës për ligjin e Prokurorisë publike ku zgjidhet statusi i saj.

Sipas prokurorit publik, Lubomir Joveski i cili thirret në Ligjin për prokurori publike në rast të këtillë duhet të reagojë Këshilli i prokurorëve publik dhe të emërojë ushtrues detyre. Ajo nënkupton se zëvendësim i Janevës do të ishte ndonjë nga kolegët ose koleget e saja.

Ligji për PSP-në në nenin 18 thotë se prokurori publik mund të shkarkohet nga funksioni para skadimit të mandatit për shkak të kryerjes joligjore apo joprofesionale të funksionit. Nëse Këshilli i prokurorëve publik fillon procedurën e shkarkimit të prokurorit publik në afat të arsyeshëm duhet të dorëzojë deri në Kuvend raport për situatën faktike dhe bazat e shkarkimit. Raporti do të ishte i qasshëm për publikun përmes komisioneve në Kuvend, vetëm nëse ndonjë prej komisioneve nuk e anulon ose e pengon publikimin e një pjese të raportit, nëse e gjen të nevojshme të mbrohen të drejtat e çdo personi në raport ose të pengohet ndikimi i palejuar në çfarëdo ndjekje penale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori