LAJMI I FUNDIT:

Personat që përdorin më shumë ‘emoji’ bëjnë seks më shpesh dhe kanë romancë të suksesshme

Personat që përdorin më shumë ‘emoji’ bëjnë seks më shpesh dhe kanë romancë të suksesshme

Përderisa gjeneratat e mëhershme e kanë pasur “përfitimin” e të takuarit personin e zemrës personalisht, gjeneratat e sotme i krijojnë dhe ndërtojnë lidhjet me ndihmën e pajisjeve elektronike.

Sipas zbulimeve të publikuara javën e kaluar në revistën “PLOS ONE”:

“Kjo i detyron shumë njerëz të krijojnë blloqe të intimitetit më shpejt dhe më shpesh, dhe korrespodenca më të kufizuara emocionalisht sesa ato që do t’i prisnim në skenarët ku takohemi fytyrë-fytyrë. Në këtë kontekst, çfarë mjete munden çiftet të përdorin për ta përfaqësuar veten dhe potencialisht ta përmirësojnë lidhjen? Emoji!”


Disa studime kanë ekzaminuar efektet e përdorimit të emoji-ve në rrethanat ndërpersonale.

Sipas hulumtimeve, personat të cilët përdorin më shumë emoji janë më të prirë të bëjnë seks më shpesh.

Veç kësaj, ata gjithashtu kanë raportuar se përdorimi i tyre ndihmon në mirëmbajtjen e lidhjes me takimet e para dhe ka tendenca të shpie në intimitet. /Telegrafi/