Para nja dy javësh në tavolinën ngjitur në një kafene qëndronin një grup adoleshentësh të pasur.
Asnjëri nuk dukej më shumë se 18 vjeç tek po diskutonin me zë të lartë dhe me një gjuhë të rëndë (një vajzë psh, u thoshte shokëve, “Mos na çaj k#@%!”) për makinat e tyre personale.
Tregonin se ngisnin modele të shtrenjta, Mercedesë të vitit 2019 e të tjera nga këto. Dallohej nga mosha që asnjëri nuk kishte nisur ende shkollën e lartë. Makinat, me sa kuptova ishin dhurata të prindërve të kamur.
Mu kujtua një shok pune në SHBA i cili e kishte babain milioner. Në atë kohë ishte nja 22 a 23 vjeçar, dhe na tregonte si babai i kishte depozituar në bankë pesë milionë dollarë, por me kushtin që mund t’i merrte paratë vetëm ditën kur do mbushte 30 vjeç.
Kjo ishte një praktikë që e ndiqnin edhe prindër të tjerë me shumë para. Këtij pra i duheshin edhe tetë vjet të merrte milionat, e ndërkohë babai (i cili ia kishte paguar shkollën) nuk i jepte asnjë qindarkë.
Këtij biri të një milioneri i duhej ndërkohë të punonte dhe jetonte njësoj si dikush me të ardhura modeste. Deri 30 vjeç çante vetë, jetonte me qira, ngiste një Mazda 6, punonte tetë orë si gjithkush. Ishte mënyra e babait që ta përgatiste për jetën, para se të bëhej realisht i pasur.
Ai e dinte se babai e donte, e dinte dhe se paratë ishin aty, por ndërkohë mësonte rëndësinë e studimit, punën, respektin, kursimin.
Më dukej një mënyrë shumë e mençur për të mos e prishur fëmijën me të mira.
Pasi llomotitën me gjysmë ulërima, çunat dhe gocat e babit pasanik, u çuan dhe nganë BMW-të dhe Porschat duke ngritur potere në qiell e duke lënë pas re pluhuri.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet