LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në një spital në Paris, një i vdekur dhe tetë të lënduar – pamjet tregojnë flakët që mbulojnë ndërtesën

Zjarr në një spital në Paris, një i vdekur dhe tetë të lënduar – pamjet tregojnë flakët që mbulojnë ndërtesën

Të paktën një person ka gjetur vdekjen dhe tetë të tjerë janë lënduar pasi një zjarr shkatërrues shpërtheu mbrëmë në një spital në Paris, thanë autoritetet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri i tërbuar në spitalin Henri Mondor në Creteil shpërtheu vonë të mërkurën dhe përfundimisht u soll nën kontroll rreth orës 1.45 të mëngjesit me orën lokale këtë mëngjes.


Sipas zyrtarëve, zjarri shpërtheu në një bllok banimi në objektin mjekësor ndërsa dëshmitarët raportuan se kishin dëgjuar një “shpërthim” pasi flakët u përhapet me shpejtësi.

Ndërkohë pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë flakët që mbulojnë fasadën e ndërtesës duke përfshirë ballkonet jashtë shtëpive të njerëzve.

Gjithashtu, bëhet e ditur se ekzistonte frika natën e kaluar që banorët mund të jenë bllokuar brenda para se zjarrfikësit të sillnin flakën nën kontroll dhe të kontrollojnë ndërtesën.

Si pasojë, trupi i një gruaje u gjet dhe ajo nuk mund të rikthehej në jetë nga punonjësit e urgjencës që e deklaruan atë të vdekur në vendngjarje.

Veç kësaj, tetë njerëz u plagosën në zjarr duke përfshirë të paktën katër zjarrfikës.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi zjarrin edhe pse raportohet se filloi në katet e sipërme të ndërtesës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori