LAJMI I FUNDIT:

Juristët: Janeva nuk është dashur të paraqitet me avokat në Prokurori për rastin “Haraçi”

Juristët: Janeva nuk është dashur të paraqitet me avokat në Prokurori për rastin “Haraçi”

Juristët në vend vlerësojnë se prokurorja speciale Katica Janeva, nuk është dashur të ketë avokat gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria për rastin “Haraçi”.

Ata thonë asnjë dëshmitari nuk i lejohet avokati, duke shtuar se ose nuk është thënë e vërteta për çështjen të cilën është ftuar Janeva, ose bëhet fjalë për improvizim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Dëshmitari sipas definimit nuk mund të shoqërohet nga avokat. Dëshmitari duhet të tregojë dhe përshkruajë ngjarjen ashtu siç e ka parë dhe përjetuar, e jo dikush tjetër të ndikojë dhe t’i tregojë si e ka parë dhe përjetuar ngjarjen. Asnjë dëshmitari nuk i lejohet avokati. Për këtë arsye kjo është “pak shumë”. Do të thotë ose nuk është thënë e vërteta në lidhje me atë që është ftuar Janeva, ose bëhet fjalë për improvizim”, thonë juristët për “Deutsche Welle”.


Katica Janeva dëshmoi sot për rastin “Haraçi”
Lexo po ashtu Katica Janeva dëshmoi sot për rastin “Haraçi”

Ndërsa si çështje tjetër kontestuese e shohin faktin se avokati i Katica Janevës, Stevan Palvevski është edhe mbrojtësi i njërit prej të dyshuarve të PSP-së në rastin “Perandoria” – afaristit Cvetan Pandellevski.

“Për këtë duhet të reagohet, duke pasur parasysh se Janeva akoma është prokurore speciale. A mund të ketë ajo ndikim në rastin ‘Perandoria’? A mund të jetë falënderuese? Po. Për këtë arsye dikush nga Prokuroria duhet të reagojë për këtë”, thonë juristët.

Ndryshe, dje Katica Janeva ka dhënë dëshmi për rastin “Haraçi”, ndërsa gjatë ardhjes në Prokurori ishte e shoqëruar nga avokati Cvetan Pandellevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori