Shfrytëzoni bursat për edukim në ShBA për të treguar potencialin tuaj, thotë Ilazi
Ambasada Amerikane dhe bursat e saj që ju ofrohen studentëve, ju mundësojnë të rinjëve të krijojnë një përvojë të re jetësore dhe të ndërtojnë ëndrrat e tyre në SHBA. Kështu shprehet në intervistën për Telegrafin, Gazmend Ilazi, koordinator për programet arsimore dhe aktivitetet e alumnive në Ambasadën Amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Intervistoi: Valon Osmani
Ju punoni për një kohë të gjatë për Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, a mund të na tregoni për pozitën tuaj si koordinator i programeve për shkëmbime arsimore dhe alumni, çfarë bëni, cila ështe puna juaj?
Faleminderit për interesimin tuaj që ju dhe lexuesit tuaj të mësoni më shumë në lidhje me bursat e ndryshme që ofrohen nga Ambasada e ShBA në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Unë kam kënaqësinë e veçantë që të punoj në njërën nga programet më të mira që ofron Departamenti i Shtetit. Puna ime primare është administrimi i programeve arsimore dhe koordinimi i aktiviteteve të alumnive (pjesëmarrësve në programet e ndryshme që i ofron Ambasada Amerikane). Këto programe ofrojnë bursa të ndryshme për kategori të ndryshme të kandidatëve duke filluar nga nxënësit e shkollave të mesme e deri te profesorët me tituj më të lartë shkencor. Bëj prezantimin e këtyre programeve nëpër universitetet e vendit, Këndet amerikane dhe institucionet tjera edukativo arsimore, ju ndihmoj kandidatëve të interesuar se si të pregaditin aplikacione të suksesshme, i informoj ata për gjithçka që duhet të dijnë para nisjes, pritshmëritë nga programi, komunikimi me zyrtarët nëpër universitete, dhe institucionet tjera me të cilët ata do të takohen gjatë studimit ose qëndrimit të tyre në SHBA. Email adresa ime është në të gjitha shpalljet dhe ju qëndroj në dispozicion që t’i informojë për çfarëdo pyetje ose paqartësi eventuale që mund të kenë në lidhje me aplikacionin ose pjesëmarrjen e tyre në programin përkatës.
Çfarë projektesh arsimore i’u ofron Ambasada Amerikane studentëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut?
Ambasada Amerikane ofron një gamë të gjërë të bursave, ajo që është me rëndësi të theksohet është se këto bursa i mbulojnë të gjitha shpenzimet, kandidati nuk paguan asgjë nga xhepi. Do të filloj nga programi Fulbright për studentë. Ky program ju mundëson studentëve të regjistrojnë studimet pasuniversitare në SHBA në universitetin që ata do ta përzgjedhin, gjithashtu studentët që janë në studime të masterit ose doktoraturës dhe dëshirojnë të bëjnë hulumtime mbi temën e masteri ose doktoraturës në SHBA mund të aplikojnë. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Programi Fulbright scholar, ju mundëson profesorëve që janë me tituj doktor shkence te aplikojnë për studime postdoktorale në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Programi Hubert Humphrey, ju mundëson profesionistëve që janë duke punuar në fusha të caktuara të specializohen në përsosshmëri në atë që janë duke punuar. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Global Undergraduate Exchange Program (Global UGRAD), ju mundëson studentëve që janë në studime deridiplomike të studiojnë për një semester në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe.
Youth Exchange and Study, kjo program ju mundëson nxënësve të shkollave të mesme që të kryejnë një vit shkollor në SHBA. Më tepër informata mund të gjejnë në këtë webfaqe
Ka edhe shumë e shumë programe tjera siç janë: Study of the United States Institutes (SUSI), Community Solutions Program, The Young Transatlantic Innovative Leaders Initiative Fellowship, WorldChicago: Tech Innovation & Entrepreneurship Fellowship Program
A jeni të kënaqur me numrin e të interesuarve dhe cilësinë e studentëve që aplikojnë për këto bursa?
Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur me numrin e të paraqiturve, unë mendoj se çdo herë duhet të ketë shumë e më shumë të interesuar, në fakt sa më shumë aq më mirë. Cilësia është në nivelin e kërkuar.
Cili është qëllimi i këtyre programeve të ofruara nga Ambasada e SHBA për studentët e Maqedonisë së Veriut?
Qëllimi i këtyre programeve është të rrisë mirëkuptimin e ndërsjellë midis qytetarëve të Shteteve të Bashkuara dhe qytetarëve të vendeve tjera nëpërmjet shkëmbimit arsimor, kulturor dhe të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet njerëzve.
Ku mund të gjejnë studentët, kandidatët e interesuar më shumë informata për këto bursa?
Të gjitha shpalljet për bursat që ofrohen nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës publikohen në webfaqen e Ambasadës: dhe në profilet e Ambasadës në rrjetet sociale siç është Facebook: Programi Fulbright publikohet edhe në webfaqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ngase kjo ministri e mbështet financiarisht këtë program.
Cili është mesazhi juaj për studentët dhe të interesuarit tjerë për këto mundësi shkollimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Mesazhi ynë është shumë i qartë, aplikoni për bursën që ju konsideroni se do t’i realizoj pritshmëritë tuaja, këto bursa janë për ju!./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor
Mot me diell, temperaturat deri 25 gradë
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'