LAJMI I FUNDIT:

Strumicë, vetura godet një traktor

Strumicë, vetura godet një traktor
Foto: Ilustrim

Në rrugën magjistrale Strumicë-Novo Sellë në vendin e quajtur “Sllushiçko stopantstvo” dje ka ndodhur një aksident në mes një automjeti të markës “Volvo” me targa të Zvicrës, e drejtuar nga M.K.(56) nga fshati Konjarevo, dhe një traktori “IMT 533” e drejtuar nga S.T. (54) nga fshati Sushicë, njoftojnë nga MPB.

“Në aksident lëndime të rënda ka marrë shoferi i traktorit, i cili është dërguar për t’i dhënë ndihma e shpejtë në qendrën medicinale në Strumicë”, thonë nga MPB.


Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Strumicë./Telegrafi/