LAJMI I FUNDIT:

Fluks i madh i veturave në Morinë

Fluks i madh i veturave në Morinë

Në Doganën e Morinës që është porta kryesore e lidhjes mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të ketë një fluks të ngjeshur të lëvizjes së personave dhe mjeteve.

Pikun e lëvizjes e shënon fundjava kur kryesisht shqiptarët e Kosovës por edhe shtetas të tjerë, shfrytëzojnë periudhën e mbetur të verës për të pushuar në plazhet e Jonit apo Adriatikut.


Udhëtarët shprehen të kënaqur me procedurat e kalimit të kufirit si dhe me infrastrukturën rrugore dhe atë turistike.

Nga ana tjetër nuk hezitojnë të thonë se plazhet e Shqipërisë mund të përmirësohen edhe më shumë në aspektin e pastërtisë etj.

Për të përballuar fluksin e madh të lëvizjes, në doganën e Morinës punojnë 7 sportele me procedurë të përshpejtuar, shpesh duke shënuar vetëm targën e automjeteve si dhe numrin e personave.

Udhëtimi në Rrugën e kombit në shumë segmente ngadalësohet prej devijimeve të panumërta për shkak të punimeve në ura dhe mbikalime etj, ndërsa në afërsi të Fushe-Krujës trafiku shndërrohet në stres dhe lodhje për udhëtarët.  Aty krijohet hinkë dhe i vonon udhëtarët deri në 2 orë në pritje./rtsh/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Provat për sulmin në Banjskë jashtë vendit, lënë pezull ngritjen e aktakuzës

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Kalo në kategori