LAJMI I FUNDIT:

“Maleficient 2” vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor

“Maleficient 2” vjen më 18 tetor, Angelina Jolie sërish në rolin kryesor

Një poster i ri i “Maleficient 2” është lëshuar në internet, duke i dhënë fansave një paraqitje të shkurtër të të gjithë personazheve kryesorë të filmit. Skenari i filmit sillet rreth Princeshës Aurora (rol i luajtur nga Elle Fanning) dhe se si dashuria e saj do të provojë lidhjen e saj me kunatën.

Pas publikimit të posterave të tri personazheve kryesore femra të filmit, një poster i ri është publikuar në faqen e filmit në Instagram. Personazhi i Angelina Joliet është fokusi kryesor i posterit, dhe asaj i bashkohen personazhet e tjerë kryesorë si: Princesha Aurora, Mbretëresha Ingrith (rol i luajur ngaMichelle Pfeiffer), Connal (luajtur nga Chiwetel Ejiofer), Prince Phillip (luajtur ngaHarris Dickinson), dhe personazhi i luajtur nga Ed Skrein .


Sipas Screen Rant, emri i personazhit Ejiofer ende nuk është konfirmuar si Connal. Personazhi pritet të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdim, dhe posteri vë në lojë faktin nëse do të ketë në film personazh edhe si njëbrirëshi.

Fakti që ekziston një zanë tjetër me brirë në mbretëri është në vetvete domethënëse. Mbetet për tu parë nëse personazhi i Ejiofer është disi i lidhur me Maleficent.

Një tjetër personazh i madh në “Maleficent 2” është luajtur nga Skrein. Karakteri gjithashtu ka brirë dhe ky personazh spekulohet se është zuzari kryesor i filmit. Disney deri më tani ka mbajtur në fshehtësi detajet rreth personazhit të ri.

“Maleficent 2″ vjen pas versioni të parë të filmit në vitin 2014, njofton Revista People. Regjisor i filmit është Joachim Rønning, i cili është i njohur për filmat si “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”, dhe do të publikohet më 18 tetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori