LAJMI I FUNDIT:

Sugareski: Do të ndërtohet rrugë e posaçme nga Strumica deri në kufirin me Bullgarinë

Sugareski: Do të ndërtohet rrugë e posaçme nga Strumica deri në kufirin me Bullgarinë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski gjatë këqyrjes së punimeve në rrugën rajonale Strumicë-Novo Sello tha se janë të përqendruar në avancim të vendkalimeve kufitare me qëllim që të lehtësohet transporti, të mundësohen transport funksional dhe i sigurt i mallrave dhe udhëtarëve dhe të rriten këmbimet ndërkombëtare tregtare. Sugareski thotë se janë të fuqishëm në përmirësimin e rrjetit rrugor që Maqedoninë e lidh me shtetet fqinje.

Rruga rajonale Strumicë-Novo Sello po rehabilitohet në 12.3 kilometra, ndërsa vlera e investimit është 1.8 milionë euro. Sugareski theksoi se planifikohet edhe rrugë e posaçme prej Strumicës deri në kufi me Bullgarinë, me çka do ta lehtësojë transportin dhe do ta forcojë ekonominë e rajonit juglindor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Krahas rehabilitim të aksit rrugor Strumicë-Novo Sello, dua të theksoj se do ta përfundojmë edhe rrugën Berovë-Klepallo, do të rikonstruojmë rrugën drejt vendkalimit kufitar në Dellçevë, do të rehabilitojmë rrugën rajonale Dellçevë-Pehçevë, përfundojmë me rehabilitimin e rrugës Berovë-Vinicë, dhe gjithashtu siguruam mjete financiare për rrugën Kriva Pallankë-Deve Bair dhe presin që sa më shpejt të nisim me rikonstruim.”, tha Sugareski duke shtuar me punimet në rrugë në pjesën jug-lindore zhvillohet rritja ekonomike për këtë rajon.


Sipas tij, investimet kapitale vetëm për këtë rajon momentalisht janë mbi 100 milionë euro dhe se do të vazhdojmë në të ardhmen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori