LAJMI I FUNDIT:

Policia e Tetovës dhuroi gjak

Policia e Tetovës dhuroi gjak

Si pjesë e fushatës së sotme për dhurimin e gjakut, për herë të tretë këtë vit, 15 njësi gjaku u mblodhën në Departamentin e Punëve të Brendshme në Tetovë.

Aksioni u zhvillua nga ora 9:30 deri në ora 15:00 dhe u zbatua nga punonjësit e organizatës komunale të Kryqit të Kuq – Tetovë dhe Institutit për Mjekësi të Transfuzionit – Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit Tetovë.

“Në këtë mënyrë, policët e punësuar në këtë sektor kanë shprehur edhe një herë humanizmin dhe solidaritetin e tyre, duke dhuruar një pjesë nga vetja e tyre me rëndësi jetësore. Një veprim tjetër i tillë është planifikuar deri në fund të këtij viti, i cili pritet të sjellë numrin e përgjithshëm të njësive të gjakut në SPB Tetovë në rreth 150”, tha zëdhënësi i SPB-së së Tetovës, Marjan Josifoski.


Kryqi i Kuq nga Tetova dhe Qendra e Mjekësisë së Transfuzionit do të organizojnë aksionin për dhurimin e gjakut javën e ardhshme në kazermat e Tetovës, ku anëtarët e URM-së do të mund të dhurojnë gjak./Telegrafi/