LAJMI I FUNDIT:

Ministri Shala pret në takimin lamtumirës ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell

Ministri Shala pret në takimin lamtumirës ambasadorin e Britanisë, Ruairi O’Connell

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell.

Ministri Shala e ka falënderuar ambasadorin O’Conell për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në zhvillimin ekonomik të vendit dhe forcimin e Institucioneve.

“Mirënjohje për Mbretërinë e Bashkuar dhe për ambasadorin O’Conell për mbështetjen e vazhdueshme që po jepni për Kosovën në forcimin e institucioneve tona. Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe shpresoj që shpejt këto marrëdhënie do të thellohen edhe në aspektin ekonomik, duke i rritur shkëmbimet tregtare”, tha ministri Shala, transmeton Telegrafi.


Ndërsa, ambasadori RuairiO’Connell, falënderoi ministrin për bashkëpunimin, duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të jetë përkrahëse e Kosovës.

Ambasadori theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova kanë marrëdhënie shumë speciale dhe njëkohësisht vlerësoi se duhet të thellohet edhe bashkëpunimi ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori