LAJMI I FUNDIT:

Ata së bashku kanë 93 vjet, por janë ndër lojtarët kryesor të klubeve japoneze

Ata së bashku kanë 93 vjet, por janë ndër lojtarët kryesor të klubeve japoneze

Këta të dy lojtarët mbi supe kanë së bashku 93 vite dhe luajnë në ligën elitare të shtetit japonez.

Bëhet fjalë për Shunsuke Nakamurën si dhe Kazuyoshi Miura, të cilët janë dyshja më e vjetër që paraqiten në futbollin e Japonisë.

Nakamura është futbollist profesionist dhe luan në pozitën e mesfushës gjersa ka tipare sulmuese. Ai ka lindur në vitin 1978, gjegjësisht ka 41 vjet.


Në dy vitet e fundit për skuadrën e Iwatas ka pasur 46 paraqitje dhe ka shënuar pesë gola.

Shunsuke Nakamura

Futbollisti më i moshuar Miura, i cili ka lindur në vitin 1967 dhe pas vetes ka lënë 52 vjet jetë.

Ai luan për ekipin e Yokohamas dhe ka pasur 272 paraqitje për këtë skuadër duke shënuar 27 gola

Shunsuke është paraqitur gjithashtu edhe 98 herë për kombëtaren japoneze gjersa 89 paraqitje i ka edhe Miura.

Ndryshe, dyshes u përfundoi kontrata gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe nuk dihet nëse do të vazhdojnë të luajnë si profesionist të futbollit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=sASiWBAVU70