Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka pritur sot në një takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell.
Tahiri ka falënderuar qeverinë britanike si dhe ambasadorin O’Conell për mbështetjen e dhënë në transformimin e sistemit të drejtësisë.
“Për një kohë të shkurtë kemi arritur ta transformojmë fizionominë e sistemit të drejtësisë dhe në këtë arritje kanë merita edhe partnerët tanë zhvillimor. Jam falënderues ndaj qeverisë britanike që përmes Ambasadës dhe Ambasadorit Ruari O’Conell, përgjatë këtyre dy viteve, kam pasur mbështetje të vazhdueshme dhe direkte me ekspertë, me koncepte dhe me qasje konstruktive në reformat tona” ka thënë Tahiri.
Ka qenë angazhimi për drejtësi, që sipas ministrit Tahiri, ka bërë që të fitohet respekti i Britanisë, duke u bërë partner i fuqishëm në konsolidimin e sundimit të ligjit.
“Jam i nderuar që kam pasur një partner të tillë si Ruari. Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm që kemi pasur, është manifestim i përkushtimit tim si Ministër dhe angazhimit të institucioneve tona për të marrë pronësi dhe përgjegjësi mbi detyrat tona ndaj sistemit të drejtësisë, ndaj institucioneve dhe shoqërisë në tërësi. Rruga jonë drejt konsolidimit dhe fuqizimit të sundimit të ligjit është e pandalshme. Me punë, e kemi fituar respektin e Britanisë, dhe atë do ta kemi partner të fuqishëm edhe më tutje” ka thënë ministri Tahiri.
Ministri Tahiri, në prag të përfundimit të mandatit të Ambasadorit O’Connell, i dëshiroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme dhe e falënderoi për angazhimin e tij të sinqertë në proceset politike e shtetndërtuese gjatë kohës së shërbimit të tij diplomatik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova