LAJMI I FUNDIT:

Shilegov: Blerim Bexheti nuk mund të caktojë referendum për Matkën

Shilegov: Blerim Bexheti nuk mund të caktojë referendum për Matkën

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se deklarata e kryetarit të Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti që ndaj tij ka pasur presion që të rrënohet vetëm një nga tre platformat e Matkës, në mënyrë që opinioni të shohë diçka janë pjesërisht të sakta.

“Unë kërkova të rrënohet platforma që u nis të ndërtohet këtë vit, e për çka kryetari i Komunës së Sarajit deklaronte se ka qenë aty dhe se ka rikonstruim. Në fakt, reagimi në opinion, reagimi i shkupjanëve, ishte pikërisht për atë e  platformë. Për këtë shkak e thirra Bexhetin tek unë në kabinet dhe nga ai kërkova që platforma të prishet”, tha Shilegov, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për deklaratat e Bexhetit se do të caktojë referendum nëse Qeveria i merr kompetencat për Matkën, Shilegov thotë se nuk mund Komuna e Sarajit të caktojë referendum rreth kompetencave të Matkës për shkak se kjo është pasuri natyrore që i përket gjithë qytetarëve.

“Matka është pasuri natyrore që i përket gjithë qytetarëve. Zgjidhja për të cilën angazhohem është që Bashkua, komuna dhe shteti të menaxhojnë me Matkën. Zgjidhja ligjore në të cilën punojmë është që të mbrohet dhe të mos varet nga kryetari i Bashkisë së Shkupit dhe kryetarit të Komunës së Sarajit por të jetë e mbrojtur në mënyrë institucionale si pasuri natyrore. Nuk mund t’i monopolizoni punët, paramendoni të caktoj unë referendum për lumin Vardar apo kryetari i Komunës së Gostivarit ta bëjë këtë për shkak se burimi është në territorin e tij. Është resurs që i përket të gjithëve”, tha Shilegov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori