LAJMI I FUNDIT:

Mustafa pas takimit me Kurtin: Vendit i duhet një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve

Mustafa pas takimit me Kurtin: Vendit i duhet një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kanë diskutuar për zgjedhjet.

Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se vendit i duhet një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë.

Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Lexo po ashtu Takohen Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Ai ka thënë se kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi.


“Në takim me z. Albin Kurti sot, biseduam për gjendjen në Kosovë, sidomos pas dorëheqjes së Kryeministrit të vendit. U pajtuam se jo vetëm që vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje por duhet të rezultojë një qeveri që ua kthen shpresën qytetarëve, veçanërisht rinisë sonë. Kjo qeveri e re e Kosovës duhet të sillet me përgjegjësi dhe kompetencë në zhvillimin ekonomik, si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, në menaxhimin e arsimit dhe shëndetësisë, në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit si dhe në hapjen e rrugës së integrimeve evropiane”, ka shkruar Mustafa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Lajme
Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Politikë
Kalo në kategori