LAJMI I FUNDIT:

Shkup, përkujtohet 18 vjetori nga masakra e Lubotenit

Shkup, përkujtohet 18 vjetori nga masakra e Lubotenit

Banorët e fshatit Luboten të Shkupit sot përkujtojnë 18 vjetorin e masakrës që u krye pikërisht më 10 dhe 12 gusht të vitit 2001 nga forcat e sigurisë maqedonase ku mbetën të vrarë 10 civilë, përfshirë edhe një fëmijë 6 vjeçar, Erxhan Aliu.

Pos 10 viktimave të cilët u vranë gjatë asaj kohe u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së.


Pos humbjes së jetës së njerëzve, sipas banorëve, forcat e sigurisë shkatërruan pronat e tyre duke djegur të paktën 14 shtëpi.

Për këtë aksion ndaj civilëve shqiptarë Tribunali Ndërkombëtarë për Krime Lufte me 12 vite burg dënoi ish-pjesëtarët e lartë të forcave të sigurisë maqedonase, Johan Tarcullovskin i cili në burgun e Sheveningenit kaloi 8 vite burg, ndërsa pas mbarimit të dënimit ai në Maqedoni u kthye me aeroplan të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, e që në zgjedhjet e vitit 2016 i njëjti u kandidua dhe fitojë si deputet i OBRM-PDUKM-së.

Ndërsa i akuzuari i parë, ishte ish-ministri i brendshëm, Ljube Boshkovski të cilin Tribunali për Krime Lufte e liroi nga akuza.