Një vajzë me inicialet K.C., ka vënë në lëvizje prokurorinë dhe policinë të cilat po përpiqen të zbulojnë se si ajo u largua nga Shqipëria dhe më pas u shfrytëzua në Belgjikë për të kultivuar kanabis sativa.
Nën hetim për këtë dyshim të fortë është një 36 vjeçar, i cili mendohet se përmes mashtrimit e ka marrë të renë në Belgjikë dhe më pas përmes dhunës e ka shfrytëzuar që ajo të punonte dhe t’i shërbente rritjes së kanabisit.
Vajza është e moshës 30 vjeç dhe nëse prokurorët mbledhin prova të mjaftueshme dhe vërtetojnë trafikimin e saj e për këtë qëllim, atëherë autoritetet do kenë së paku një version zyrtar të kultivimit të hashashit me llamba, jo përmes rekrutimit vullnetar, por përmes formave detyruese, sikurse është dhuna apo implikimi në rrjete trafiku i të miturve që i shërbejnë kanabisit, por që për shkak të moshës në pragun e përgjegjësisë ligjore, ata nuk arrestohen.
Burimet thonë se rekrutimi i të rinjve për të kultivuar kanabis me llamba, kryesisht në Belgjikë, Holandë dhe Mbretërinë e Bashkuar, është një shqetësim real. Por edhe në Shqipëri prej së paku dy vitesh në nisjen e sezonit të mbjelljes, policia kontrollon tunele dhe objekte të pabanuara. Dhe ndërsa kultivimi i kanabisit vazhdon të mbetet një sfidë në vend, shqetësimi më i ri për autoritetet ka të bëjë me përdorimin e hashashit dhe shpërndarjen e dozave në qytete dhe në fshat.
Policia thotë se vetëm në kryeqytet mesatarisht arrestohen çdo ditë tre persona ose si shpërndarës hashashi ose që kapen në flagrancë me doza të tilla. Mes tyre ka edhe nga ata që shfrytëzojnë të miturit. J. Bocka, 27 vjeç, është shpallur në kërkim sepse siç rezulton nga dëshmia e një fëmije me iniciale E.B., ai e detyronte të shpërndante hashash pranë shkollës “Dëshmorët e Lirisë”.
Operacioni është koduar ‘Shfrytëzues’ dhe për shpërndarjen e hashashit në këtë zonë ka rënë në pranga edhe një person tjetër i moshës 17 vjeç. /tch/
Për të ndjekur video kronikën klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025