Ambasadori në largim i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me vendimin e ministres Dhurata Hoxha, për shpalljen e pesë pozitave për punësim në Ministrinë e Integrimit Evropian.
O’Connell ka thënë se, Kosova ka nevojë që administrata publike e saj të ketë stafin më profesional të mundshëm.
Dhe se vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtpërdrejt me vet zotimin e Kosovës, transmeton Telegrafin.
“Skema e Profesionistëve të Rinj (Young Cell Scheme) e financuar nga Bashkimi Evropian për vite me radhë i jep Kosovës mundësi të përfitojë nga talenti dhe aftësitë e rinisë së saj.
Në kuadër të kësaj Skeme, Kosova ka obligim të mos bëjë rekrutime të jashtme në shërbimin civil pa akomoduar gjithë bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj. Vendimi i Ministrisë së Integrimit Evropian për të shpallur pesë pozita me konkurs të jashtëm është në kundërshtim të drejtpërdrejt me vet zotimin e Kosovës”, ka shkruar O’Connell në profilin e tij zyrtar në Facebook.
O’Connell ka ironizuar me stafin e Ministrisë së Integrimit Evropian, duke thënë se ata duhet përgëzuar për “guximin” e treguar karshi ligjeve ndërkombëtare.
“Stafi i Ministrisë së Integrimit Evropian që kundërshton këtë shkelje duhet të përgëzohet për guximin dhe përkushtimin ndaj ligjit dhe detyrimeve ndërkombëtare, dhe jo të ndëshkohet me vërejtje. Kosova ka nevojë për shërbyes të tillë civil që rreshtohen në anën e së drejtës përballë ndikimeve nga politika. Ata janë heronjtë e ditëve të sotme”, vijon shkrimi i O’Connell./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
LSDM: Neglizhenca e qeverisë solli kaos në Klinikën e Onkologjisë
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite