LAJMI I FUNDIT:

PSP: Pamjet për rastin “Haraçi” konfirmojnë se nuk ka lidhje me të thënat në video dhe propozimet tona për paraburgim

PSP: Pamjet për rastin “Haraçi” konfirmojnë se nuk ka lidhje me të thënat në video dhe propozimet tona për paraburgim

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një njoftimi për media ka reaguar në lidhje me videon e publikuar për rastin “Haraçi”, në të cilën shihet se si “Boki 13” dhe “Zoki” i kanë marrë paratë nga afaristi Jordan Kamçev.

Nga PSP thonë se në pamjet e publikuara shihet se nuk ka lidhje mes të thënave në video dhe propozimeve për paraburgim nga PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më 6 shkurt të vitit 2019, PSP në Gjykatën e Apelit ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për tre personat e dyshuar. Duke vepruar për këto propozime, Gjykata e Apelit më 7 shkurt 2019 ka sjellur vendim për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak për 30 ditë”.


“Më pas, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit tre të dyshuarit kanë dorëzuar ankesa në Gjykatën e Lartë. Ndërsa PSP më 21 shkurt 2019 në Gjykatën e Lartë ka dorëzuar propozim që ankesat e të dyshuarve të refuzohen si të pabaza dhe të konfirmohet vendimi i Gjykatës së Apelit për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak”.

“Gjykata e Lartë edhe përkundër propozimeve të PSP-së, më 4 mars 2019 solli vendim me të cilin pranoi ankesat e tre personave të dyshuar, me çka ua shfuqizoi masat e arrestit shtëpiak”.

“Përkundër gjitha mendimeve të dhëna nga PSP që të mos ju shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak, Gjykata e Lartë vendosi kundër. Shpresojmë që këto shpjegime do të ndërprejnë të gjitha spekulimet lidhur me PSP-në me rastin ‘Haraçi'”, thonë nga PSP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Lëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera

Kronika e Zezë
Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Goditet grupi i falsifikatorëve në Shqipëri dhe Kosovë, në aksion dhe agjentë nga SHBA-ja

Lajme
Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Policia në kërkim të dy personave nga Gjakova, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tyre

Kronika e Zezë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Xhaferi: Shqiptarët po përjashtohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria

Politikë
20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

20-vjeçari që u lëndua nga shpërthimi po trajtohet në QKUK, i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik

Lajme
Kalo në kategori