LAJMI I FUNDIT:

Pizza – a është ushqimi që e dashurojnë të gjithë?

Pizza – a është ushqimi që e dashurojnë të gjithë?

Historia e Picës daton qysh nga kohët antike, kur kultura të lashta vendosnin djath dhe perime mbi bukën e tyre të pjekur mirë. Pica moderne është zhvilluar në Napoli të Italisë, në fund të shekullit XIX.

Pica fillimisht ishte e njohur si ushqim për të varfër dhe shitja e saj bëhej në rrugë, e nuk njihej si ushqim i recetave kulinare. Më vonë, pas zbulimit të Amerikës, picës ju shtua edhe domatja dhe u krijua pica ashtu siç e njohim sot.

Pica e parë e njohur është krijuar me 11 Qershor të vitit 1899 nga Raffaele Esposito në Napoli të Italisë dhe njihet me emrin ‘Pizza Margherita’, për nder të Mbretëreshës Margherita të Savoyit. Kjo picë, e cila bëhet me Domate, Mozzarella dhe Borzilok, përfaqëson edhe ngjyrat e flamurit Italian.

Me dyndjen e emigrantëve Italian në vende të ndryshme të botës, u përhap edhe pica si ushqim shumë praktik dhe i shijshëm. Në Amerikë piceria e parë u hap në vitin 1905, por deri në vitet ‘50 konsumohej nga imigrantët Italianë dhe pasardhësit e tyre.

Pizza në vendin tonë

Në Kosovë pica ka qenë e popullarizuar nga vitet ‘70 dhe ka filluar që të bëhet pjesë e pandashme e dietës tonë.

Ekipi ynë vizitoi njërën nga piceritë më të popullarizuara në Kryeqytet – Pizza Crust.
Ylli Kallaba menaxher i Pizza Crust në Prishtinë tregon për përvojën e tij.

“Pica është ushqim shumë i preferuar nga të gjitha moshat, por sidomos nga fëmijët dhe të rinjtë.

Ajo që e dallon Pizza Crust-in, nga piceritë tjera në qytet, është receta për brumin e picës. Kjo recetë e marrë nga Italia ruhet me fanatizëm dhe nuk bëhet e njohur për publikun. Andaj edhe sllogani – Recetë Sekrete Italiane. Picat tona piqen në furrë me dru dhe ajo që na bën neve të veçantë është pica me kore të mbushura, e quajtur – Crust”.

Disa lokale në Prishtinë përgatisin edhe pica me brum integral për ata që duan t’i shijojnë por kanë kujdes për peshën e tyre.

Viteve të fundit pica është ushqim shumë i preferuar dhe i pëlqyer sidomos nga të rinjtë. Ajo përgatitet në shumë piceri anekënd vendit, sepse përgatitet shpejt dhe mund të hahet edhe duke lëvizur. Picat piqen në temperature të larta 250 – 350 0C.

“Në Pizza Crust, përdorim furrë me dru dhe piqen për 120 sekonda”, thotë Ylli duke n’a ftuar të provojmë një picë të shijshme.

Pica është adoptuar nga shumë kuzhina botërore dhe secila i ka shtuar përbërësit e saj, duke i kombinuar me kuzhinën e tyre tradicionale. Në Amerikë – New York Style Pizza dhe Pepperoni janë shumë të njohura, në Indi preferohen picat me pulë ‘Tandoori’, në Japoni picës i shtohen fruta deti që mund peshkohen atje, kurse në Itali pica e preferuar vazhdon të jetë pica tradicionale – Margherita.

Cila është pica juaj e preferuar? Shprehuni në hapësirën për komente…

artikull i sponsorizuar

Artikull i sponzorizuar