Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, iu ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që para votimit për shpërndarjen e legjislaturës aktuale, të votojnë me shumicë votash marrëveshjen ndërkombëtare të IPA-së që i sjell shtetit rreth 90 milionë euro nga BE-ja.
Në rastin e kundërt, e para e integrimeve thotë në një intervistë për KosovaPress se kjo do t’i sjellë humbje të mëdha Kosovës, jo vetëm në këto projekte të IPA-së. Pikërisht për këtë, ajo ka kërkuar deputetëve të tregohen të kujdesshëm, pasi e gjithë barra është mbi supet e tyre.
“Është më se e rëndësishme që IPA 2018 të ratifikohet më 22 gusht. Ndoshta të jemi pak duke e ditur edhe traditën e kaluar kur të gjitha grupet parlamentare janë bërë bashkë dhe kanë votuar. Ndoshta të bëj thirrje që të njëjtën praktikë ta aplikojnë edhe më 22 gusht që të ratifikohet kjo marrëveshje”, thotë ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha i renditi të gjitha projektet që do të mbulohen me këto fonde, ku njëri ndër to dhe më i rëndësishmi, sipas saj, është ndërrimi i filtrave në termocentralin në KEK.
“Rëndësia e këtyre fondeve është me të vërtetë përtej fjalëve. Po e përmend vetëm njërin prej projekteve që janë apo do të mbulohen me këto fonde, i cili është ndërrimi i filtrave në termocentralin në KEK. Është me të vërtetë shumë e rëndësishme, pasi kualiteti i ajrit do të përmirësohet ndjeshëm… Janë ndër projektet që mund të përmend dhe që janë shumë të rëndësishme. Këtu e kemi çështjen e Avokatit të Popullit, mbështetjen e fondit të eficiencës së energjisë që është një fond që pastaj ndjeshëm me projekte të tjera do të mbështetë qytetarët e Kosovës për të përmirësuar shtëpitë apo bizneset e tyre, pastaj përmirësimin e sektorit të teknologjisë dhe IT-së. Kjo është shumë e rëndësishme, pasi tregon se ne jemi pjesë e agjendës digjitale të BE-së. Nëse nuk arrijmë t’i shfrytëzojmë këto fonde përmes IPA, atëherë edhe fonde të tjera do të rrezikohen”, thotë ministrja Hoxha .
Ministrja Hoxha shprehet optimiste se marrëveshja ndërkombëtare IPA do të votohet në Kuvend, por pavarësisht kësaj, ajo thotë se periudha kohore deri kur ka mundësi për ratifikim është dita e fundit e vitit 2019.
“Synimi ynë apo afati i fundit, kur ky projektligj duhet të miratohet është 31 dhjetori i vitit 2019. Mirëpo, duke e ditur që jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme është më se e rëndësishme që të gjithë të gjejmë konsensusin. Jemi mburrur tash e sa vite që integrimi evropian është një gjë për të cilën gjithmonë pajtohemi…Nëse ne dështojmë të ratifikojmë, unë jam shumë optimiste se do të kemi një ratifikim në seancën e 22 gushtit, sepse, tek e fundit, fajtorë do të jenë ata deputetë, të cilët nuk do të votojnë ratifikimin dhe do të lejojnë që të humbin 90 milionë euro”, pohon ajo.
Votim të kësaj marrëveshje ndërkombëtare, që i sjell Kosovës 90 milionë euro grante nga BE-ja, kanë kërkuar partitë politike dhe shoqëria civile. Ndërkaq në fillim të kësaj jave, Kryesia e Kuvendit vendosi që kjo pikë të vihet në rendin e ditës më 22 gusht, ditë kjo kur pritet të shpërndahet edhe legjislatura aktuale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025