Pronarët e platformave ilegale në Matkë refuzojnë rrënimin e tyre. Njëri nga ta tha se kanë marrë dy kërkesa nga Inspektorati Shtetëror i mjedisit jetësorë, por nuk e kanë ndërmend të zmbrapsen, siç tha, deri sa të hiqet platforma e parë ilegale e restorantit e ndërtuar para 10 vitesh.
Kreu i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ndaj të cilit Antikorrupsioni kërkoi të ngrihet padi sot ishte i pakapshëm. Nga Komuna e Sarajit thonë se kryetari është në pushim dhe se qëndrimin e tij do ta tregojë tek të Hënën.
Edhe pse Prokuroria mund të veprojë edhe në bazë të informacioneve të mara nga ky Institucion thonë se janë duke e pritur iniciativën e Komisionit Antikorrupsion.
“Në Prokurorinë Publike deri në këtë moment nuk ka arritur iniciativa për ndjekje penale nga Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit lidhur me ngjarjen për të cilën jeni të interesuar. Pas arritjes së iniciativës, i tërë dokumentacioni do të shqyrtohet dhe do të veprohet në drejtim të verifikimit të pohimeve”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike.
Pos Prokurorisë, edhe Ministria e Transportit është në pritje. Nga ky dikaster thonë se presin kërkesën e Inspektoratit Shtetërorë për Ndërtim për t’i hapur rrugë marrjes së kompetencave të Komunës së Sarajit lidhur me administrimin me Matkën.
“Ministri ka kompetencë ligjore që sipas nenit 145, pika 2 dhe 3 të Ligjit për ndërtim t’i marr kompetencat sektorit të urbanizmit të komunave, por vetëm me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Ndërtimin dhe Planifikimin Urban. Deri më tani ky inspektorat nuk ka dorëzuar kërkesë në Ministri që ne të veprojmë në rastin e Matkës”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Komisioni Anti-korrupsion në seancën e djeshme i rekomandoi Qeverisë që të detyrojë Ministrinë e Mjedisit Jetësor sa më shpejtë të jetë e mundur që të hartojë një ligj me qëllim që Kanioni i Matkës të shpallet monument i mbrojtur natyror me kufij të jashtëm. Nga dikasteri i ekologjisë thonë se janë në proces të përgatitjes së studimit për rivlerësimin e vlerave natyrore të Kanionit për ta shpallur si zonë të mbrojtur./Alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=JgwAHvFeKgI
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze