LAJMI I FUNDIT:

Përveçse ecte, ai bënte “videoselfie” – në majë të një nga rrokaqiejve më të lartë në botë

Përveçse ecte, ai bënte “videoselfie” – në majë të një nga rrokaqiejve më të lartë në botë

Një djalë ka bërë një veprim që rrallë njeri do të mund ta rrezikonte ta bënte, duke ecur në majë të një nga rrokaqiejt më të lartë në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oleg Sherstyachenko, 28 vjeç, i cili njihet në internet si Oleg Cricket postoi një video të fundit të marifeteve të tij të fundit në Hong Kong.

Njeriu që ofroi emocione, me origjinë nga Yekaterinburg, Rusi, kapi pamjet e vetes duke përdorur një pajisje për selfie.


Ai gjithashtu përdori një drone për të kapur pamjet ajrore më të gjera të marifetit të tij.

Por momenti më drithërues është kur ai duhet të bëjë një ndalesë të papritur në pikën e fundit të rrokaqiellit, afër skajit, ndërsa përpiqet të rimarrë ekuilibrin e tij.

Në vitin 2015, Oleg vlerësoi se ai ishte ngjitur tashmë në krye të mbi 50 ndërtesave në vende në të gjithë botën përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Dubain. /Telegrafi/