LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i shoferit nga Kosova bëhet hit në internet, u bën thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në trafik

Mesazhi i shoferit nga Kosova bëhet hit në internet, u bën thirrje qytetarëve të jenë më të kujdesshëm në trafik
Foto: Marakli t'kerreve/Facebook

Aksidentet në komunikacionin rrugor vazhdojnë të shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve aksidentale në Kosovë. Vetëm në dy javët e fundit, në Kosovë shtatë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e lëndimeve që kanë marrë nga aksidentet rrugore.

Shkaktarët e këtyre aksidenteve me fatalitet janë të ndryshme, si pakujdesia, shpejtësia e madhe, mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet atmosferike e të tjera.


E në vazhdën e thirrjeve të shumta që po i bën policia dhe autoritetet e tjera kompetente, një qytetar nga Kosova ka vënë në pjesën e pasme të veturës një mesazh që ka tërhequr vëmendjen e opinionit.

Ky mesazh është postuar në grupin e “Markali t’kerreve” dhe më pas është shpërndarë nga shumë qytetarë në profilet e tyre private, duke u bërë kështu hit në internet.

E në mesazh shkruan: “Mos u ngut se të shpija po të presin të gjallë”.

Theksojmë se ditë më parë edhe ​Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, vazhdimësi e aktiviteteve të MIT drejt sensibilizimit të pjesëmarrësve në komunikacion për qarkullim të sigurt./Telegrafi/

Foto: Marakli t’kerreve/Facebook

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori