LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, evitoi përplasjen e klaneve të fuqishme të partisë

Analistët: Zgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, evitoi përplasjen e klaneve të fuqishme të partisë

Analistët kanë konsideruar rizgjedhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së si një kompromis për të evituar përplasjet mes grupeve të brendshme të fuqishme brenda partisë, raporton Telegrafi.

Parim Olluri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Isa Mustafa nuk pati klanin e vet brenda LDK-së, prandaj është zgjedhur kryetar.

Ai ka thënë se Isa Mustafa do të jetë i kontrolluar nga klanet e LDK-së pasi ai nuk e ka fuqinë e votës siç e kanë Lutfi Haziri apo Agim Veliu.


Parim Olluri ka thënë se mungesa e debateve në Kuvendin e LDK-së nuk mund të konsiderohet si vlerë.

Bekim Kabashi ka thënë se zgjedhjet në LDK i kanë përcaktuar disa grupe të fuqishme si ai i Llapit, Dukagjinit, Anamoravës etj.

Kabashi ka thënë se Isa Mustafa ia kishte frikën Fatmir Sejdiut që të futeshin në garë të fshehtë.

“Mustafa kishte frikë se mos delegatët që e votuan atë hapur do të votonin ndryshe me votë të fshehtë”, tha Kabashi, përcjell Telegrafi.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka thënë se Lutfi Haziri dhe Agim Veliu nuk e kanë pasur seriozisht kandidimin për kryetar të LDK-së, ndryshe siç thotë ai “Isa Mustafa nuk do ta kishte parë kurrë vetën përsëri në krye të LDK-së”.

Rama ka shtuar se tërheqja e Vjosa Osmanit nga gara për kreun e LDK-së, mund të ketë qenë si rezultat i premtimit që ajo të jetë kandidate për kryeministre nga LDK-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve

Drejtësi
Kalo në kategori