LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe Katica Janeva të vizatuara në murin e burgut të Shkupit

Rita Ora dhe Katica Janeva të vizatuara në murin e burgut të Shkupit

Një vizatim i kryeprokurores speciale Katica Janeva gjendet në qelinë e burgut në Shuto Orizare.

Televizioni Telma, që sot kishte reportazh për kushtet në burgje, e vërejti edhe vizatimin ku paraqitet Janeva.


Përveç Janevës ka pasur edhe disa gra të tjera, në mesin e të cilave ka qenë edhe Rita Ora.

Në burgun e Shuto Orizares ka disa të dyshuar në hetimet e PSP-së, ku Katica Janeva është në krye të kësaj prokurorie. Hetimet e kësaj prokurorie kanë të bëjnë me përgjimet që kanë ndodhur në Maqedoni dhe krimet që kanë dalë nga ato përgjime./Telegrafi/