LAJMI I FUNDIT:

Shumë lagje të Tetovës kanë mungesë të kanalizimit

Shumë lagje të Tetovës kanë mungesë të kanalizimit

Blloku urban katër i qytetit të Tetovës, vite me radhë përballet me mungesën e kanalizimit. Si pasojë shpesh ndodh që shtëpi të shumta, të vërshohen nga ujërat e zeza, gjë që përbën rrezik për shëndetin e banorëve. Ata thonë se vazhdimisht ndër vite kanë marrë premtime për zgjidhje, por asgjë konkrete nuk ka. Madje banorët i kanë ofruar komunës ndihmë prej rreth 10 mijë eurove për fillimin e këtij projekti.

“Problemi më i madh është tek ujerat e zeza dhe ujërat atmosferike, Tetova i ka 70 për qind të përziera por edhe në lagjen tonë janë të përziera dhe dalin jashtë në hapësirë. Vjen shumë aromë e keqe, mblidhen mushkonjat e gjërat”.

Nga ana tjetër, kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, ka theksuar se shtëpitë e kësaj lagjeje janë ndërtuar jashtë planit urbanistik dhe për këtë qëllim ka qenë e pamundur të përpilohet projekt.


“E gjithë kjo zonë por edhe zona tjera, objektet që janë ndërtuar kanë shkuar me procedurë legalizimi dhe e gjithë kjo çdo komune e jo vetëm neve, na bën halle më të mëdha, sepse është ndryshe ku keni plan urbanistik po tjetër ku lagjen e sistemi përmes legalizimit dhe kjo s’është lagja e vetme po ka edhe të tjera, por dua të them se sektori i urbanizmit ka qenë i shpejtë në dhënien e dokumentacionit që gjitha këto objekte sa më shpejtë të bëhen tatim pagues të institucionit”, deklaroi Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës.

Në gjendje të njëjtë, pa kanalizim, pa rrjet të ujësjellësit, është edhe Lagja mbi varrezat e Tetovës, banorët e të cilës, vite me radhë i apelojnë komunës për të marrë masa për përmirësimin e kushteve./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori