LAJMI I FUNDIT:

Musliu ironizon me Kuvendin e LDK-së

Musliu ironizon me Kuvendin e LDK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka komentuar mbajtjen e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Musliu ka shpërndarë një fotografi në rrjetin social Facebook, ajo ka ironizuar me Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, ku shihet se punimet brenda Kuvendit janë duke u zhvilluar pa praninë e mediave, transmeton Telegrafi.


Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka filluar në ora 10:00, gjithsej delegatë LDK ka 355 delegatë.

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa gjatë mbledhjes së Kuvendit të IX Zgjedhor ka thënë se partia që e drejton është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Kosovën

Mustafa po ashtu tha se LDK-ja është për ata që e duan Kosovën, dhe jo atyre që duan ta lënë Kosovën dhe ta braktisin atë.

“Kemi qenë gjithmonë të vendosur t’i bëjmë gjërat ndryshe, një politik që sjell ndryshime në shoqërinë tonë. Qëndroj para jush gati një dekadë, dhe para LDK-së. Duke i dhënë mbështetjen time të pakursyer, duke thënë që unë jam dhe më optimist për të ardhmen e Kosovës. Së bashku me ju dhe më ata që nuk janë në këtë sallë, arritëm që përherë të parë të pasluftës LDK-ja të qeverisë me vendin dhe të tregoj se si zhvillohet ekonomia, të qeverisë pa korrupsion dhe se si bëhen bashkëpunime të mira me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka thënë Mustafa./Telegrafi/