Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së Rrahim Beqirit-komandant ‘Roki’, sot ka bërë homazhe te lapidari i tij, në fshatin Kopërnicë të Komunës së Kamenicës.
Sipas njoftimit për media, Haradinaj, ka thënë se si çdo popull që i ka qëllimet dhe interesat e veta, e të cilave duhet t’i shërbejmë, edhe shqiptarët i kanë, por interesat e shqiptarëve nuk janë interesa armike për popujt tjerë, por janë të drejta për ne si popull.
“Duke i shërbyer interesit tonë nuk dëmtojmë dhe nuk shkaktojmë pasoja te të tjerët. Nëse e forcojmë Kosovën shtet 100 për qind, me ushtri, me gjithë mekanizmat e vet, kjo është në dobi të të gjithë neve që jetojmë në Kosovë edhe të komuniteteve etnike, të serbëve të Kosovës. Nëse e forcojmë Kosovën në ekonomi, në arsim, në shëndetësi, kjo është mirë për Ballkanin, sepse një nga ne është i fortë. Nëse Kosova forcohet është mirë për shqiptarët kudo që janë, në Preshevë, në Maqedoninë e Veriut, apo kudo që jemi”, tha kryeministri në detyrë.
Para të pranishmëve Haradinaj, ka thënë se janë duke i përfunduar punët e Kosovës, ashtu siç i kanë përfunduar heronjtë tanë, të cilët sipas tij kanë dhënë gjithçka nga vetja deri në flijim.
“Sikur komandant Roki, është detyrë jona të jemi në kohë, të kërkojmë llogari dhe të besojmë në vetvete. Nëse vazhdojmë në këtë rrugë, ju siguroj se do të sigurojmë të drejtat tona si komb shqiptar, do t’i garantojmë ata që jetojnë me ne dhe do të jemi miq për miqtë. Një popull që është i dobët në ekonomi, në siguri, në arsim, nuk mund të jetë mik i askujt, por vetëm barrë e të tjerëve”, tha kryeministri Haradinaj.
Kryeministri në detyrë, Haradinaj, gjatë ditës ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Kamenicë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare