Remitancat në Kosovë janë rritur për 24 milion euro për 6 mujorin e parë të këtij viti krahasuar me pjesën e parë të vitit të kaluar. Kryesisht këto të ardhura janë nga diaspora, e të cilat orientohen në konsum të përgjithshëm , për çka njohësit e ekonomisë thonë se duhet të ketë ndryshime.
Kosova vazhdon të jetë destinacioni kryesor i mërgimtarëve për të kaluar pushimet. Për kohën sa ata qëndrojnë këtu shpenzojnë edhe shumë para.
Afrim Avdullahu ka ardhur nga Danimarka dhe thotë se për rreth dy javë sa qëndron në vendlindje harxhon afër 3 mijë euro.
“Nuk e kemi llogaritur, por del një shumë ndërmjet 2,500 deri 3,000 euro. Këtë shumë e shpenzojmë për dy javë”, thotë për RTV Dukagjinin, Afrim Avdullahu.
E gjithë këto shpenzime ai thotë se i bën vetëm për qejf.
Por njohësi i çështjeve ekonomike, Naim Gashi thotë se të ardhurat nga diaspora në Kosovë duhet të ndryshojnë orientimin.
“Mendoj që gradualisht diaspora kosovare duhet t’i orientoj dërgesat në Kosovë në investime për biznese të mëdha dhe të vogla për të krijuar vende pune për familjarët e tyre që gjenden në Kosovë. Dërgesat për konsum e rrisin konsumin, por nuk ndikojnë në zhvillim ekonomik në periudhë afatgjate”, thotë Naim Gashi.
Sipas Gashit rritja e remitencave është shkak i rritjes së emigracionit.
“Faktori kryesor që po ndikon në rritjen permanente të të ardhurave nga diaspora janë emigracioni ku vetëm në Gjermani gjatë dy viteve të fundit kanë emigruar legalisht mbi 16 mijë qytetarë të Kosovës përmes vizave të punës”, shprehet Naim Gashi, përcjell Telegrafi.
Ndërsa sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, remitencat në Kosovë, për periudhën e parë të vitit 2019 janë 332 milionë euro, pra 24 milion euro më shumë se 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.
Sipas BQK-së, shteti prej të cilit vijnë më së shumti remitencat është Gjermania me 40.7%, më pas Zvicra, Italia dhe Austria./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025