Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një deklarate për media, ka reaguar ndaj fletarrestimeve që Serbia është duke lëshuar për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Pas arrestimit të Tomor Morinës me një urdhër nga Serbia, organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale edhe ndaj shtetasit H.M.
Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:
Pa kaluar as një javë e plotë nga përpjekja për ta marrë në mënyrë arbitrare shtetasin tonë Tomor Morina, përmes fletarrestimeve ndërkombëtare irracionale që e kanë origjinën nga regjimi shtypës i Millosheviqit, Serbia vazhdon të impresionojë me shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut, duke nxjerrë aktgjykime për qytetarët tanë, pa përfillur asnjë normë dhe asnjë parim nga Konventat ndërkombëtare, pjesë e së cilave është.
Rasti i fundit i shkeljes flagrante është ai me shtetasin tonë H. M, për të cilin, organet gjyqësore serbe kanë zhvilluar procedurë penale pa njohurinë e tij, në kundërshtim të plotë me të drejtën dhe i cili sot rrezikohet të arrestohet nëse e lëshon territorin e Republikës së Kosovës.
Për më tepër, përpjekja e vazhdueshme e Serbisë për të ushtruar juridiksion mbi shtetasit e Republikës së Kosovës, kur një gjë të tillë mund ta ushtrojë vetëm Republika e Kosovës si shtet sovran, në rrafshin e drejtësisë paraqet fytyrën e katandisjes që e ka sistemi i drejtësisë i Serbisë, ndërsa në rrafshin politik paraqet vazhdimin i mentalitetit të njëjtë të regjimit të Millosheviqit.
Është evidente se Aleksandër Vuçiqi nuk shkëputet nga trashëgimia e Millosheviqit, por me shtetasit tonë do humbë më keq se tutori i tij.
Këto janë sinjale të qarta se Serbia është larg me realitetin politik, larg me parimet e drejtësisë dhe një gjë të tillë, nuk mund të mbetet pa u adresuar.
Republika e Kosovës nuk do të lejojë që përmes abuzimit me parimet e drejtësisë, Serbia të shpërfaqë qëllimet politike të saj ndaj qytetarëve të vendit tonë dhe ndaj sovranitetit tonë si shtet.
Në fillim të javës së ardhshme, do t’iu drejtohem institucioneve të Bashkimit Evropian për të kërkuar nga ta që kjo praktikë e papërgjegjshme e shtetit serb, e dëmshme për drejtësinë dhe për relacionet fqinjësore, të marrë fund një herë e përgjithmonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025