LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhja me “konflikt interesi” përmes konkursit e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës – deklarohen ata që ishin të përfshirë

Përzgjedhja me “konflikt interesi” përmes konkursit e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës – deklarohen ata që ishin të përfshirë

Sinan Kajtazi, në fillim të muajit korrik është zgjedhur ushtrues detyre i drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës. Disa ditë pas përzgjedhjes së tij si drejtor, Kajtazi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook kishte paralajmëruar dorëheqjen e tij, për shkak të opinionit të Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Sinani kishte shkruar se kjo agjenci ia ka kumtuar informatën se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në janar të vitit 2019, Kajtazi ka qenë kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk ka të drejtë të marrë këtë post.

AKK e cilësoi emërimin e drejtorit të Baletit si "konflikt interesi", nuk ndodhi njëjtë me drejtorin Zharku
Lexo po ashtu AKK e cilësoi emërimin e drejtorit të Baletit si "konflikt interesi", nuk ndodhi njëjtë me drejtorin Zharku

“Me keqardhje ju njoftoj se pas kërkesës sime për opinion nga Agjencia Kundër Korrupsionit, në lidhje me pozitën e Drejtorit të BKK, nga kjo agjenci më është kumtuar se sipas Ligjit Kundër Korrupsionit/neni 18, pozita ime si Drejtor i BKK do të përbënte “konflikt interesi”, meqë deri në Janar të 2019 kam qenë Kryetar i KD të BKK dhe në periudhë prej 2 vitesh pas largimit nga Këshilli Drejtues, nuk kam të drejtë të marrë këtë post. Prandaj, ju njoftoj që sot kam dhënë dorëheqjen nga U.D i Drejtorit të BKK dhe rrjedhimisht më duhet të refuzoj emërimin si Drejtor nga Këshilli Drejtues i BKK”, pati shkruar në Facebook, Sinani.


Mirëpo, nuk është vetëm AKK që thekson se pozita e tij përbën konflikt interesi.

Të njëjtin mendim e ka edhe Driton Saqipi, koreograf, i cili kishte dashur të aplikojë në këtë konkurs për Drejtor të Baletit Kombëtar.

Saqipi në një deklaratë për Telegrafin, sqaron se është shumë i zhgënjyer për faktin se si është zgjedhur Kajtazi në pozitën e drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës.

“Unë jam koreograf, kam studiuar për balet në Tiranë. Me të parë se do të zgjidhej drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, unë shkobva të aplikoj për këtë pozitë, sepse mendoj që i plotësoj kriteret. Mirëpo më thanë se nuk kam të drejtë pasi që konkursi është i brendshëm, ndërsa unë kam studiuar jashtë. Këtu ata kanë bërë shkelje sepse bazuar në Ligjin për Filharmoninë, drejtori zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshilli drejtues me propozim të Këshillit artistik. Po ashtu shkelja tjetër që është bërë duke u bazuar edhe në Ligjin për Parandalimin e Konfliktit dhe Interesit, për shkak se Kajtazi i cili është përzgjedhur si drejtor ka ushtruar funksionin e Kryetarit të Këshillit Drejtues, në të njëjtin institucion”, ka thënë ai.

Saqipi tregon se kishte bërë ankesë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i përmendur sipas tij shkeljet më lartë.

“Ato që ua thashë i kam paraqitur në ankesën time drejtuar MKRS-së. Po ashtu në këtë ankesë kam përmendur edhe disa shkelje tjera. Shembull është bërë shkelje edhe tek kriteret dhe standardet për këtë pozitë. Në konkursin e shpallur nga vetë MKRS thuhet se nevojiten së paku tre konkurrentë që i plotësojnë kriteret për t’u zgjedhur. Nga të tre konkurrentët, dy kandidatë tjerë thuhet se nuk i kanë përmbushur kriteret, ndërsa po del që vetëm zoti Kajtazi i ka përmbushur, gjë e cila nuk qëndron. Pra këtu është shkelja tjetër”, ka theksuar ai.

Telegrafi ka kontaktuar Sinan Kajtazin, për të marrë një deklaratë lidhur me ankesat që janë bërë ndaj tij.

Kajtazi ka thënë se tani për tani nuk ka ndonjë koment dhe se e pret vendimin e MKRS-së pasi që ka dhënë dorëheqje.

“Unë kam dhënë dorëheqje nga ushtrues detyre që kam qenë. Normalisht vendimin zyrtarisht nuk e kam marrë ende, nuk kam ndonjë koment, dhe tani pres nga Minsitria. Nuk e di për ankesat, mirëpo Ligji i Baletit nuk e thotë që nuk kam të drejtë të zgjidhem. Konflikti i interesit vlen për institucionet tjera, jo për të artit. E kemi rastin e drejtorit të QKK-së i cili ka qenë kryetar i Këshillit Drejtues, dhe pastaj është zgjedhur drejtor. Nuk kam koment, meqenëse ende nuk ka përfunduar procesi”, ka thënë ai.

Po ashtu Telegrafi ka kontaktuar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të kërkuar përgjigje lidhur me rastin në fjalë.

Samir Hoxha, shefi i kabinetit të ministrit Kujtim Shala, ka thënë për Telegrafin se në bazë të rregullores për Procedurat e Rekrutimit, institucionet janë të obliguara që të shpallin konkurs të brendshëm.

“Sipas Katalogut të Shërbimit Civil, dokument i aprovuar nga Qeveria e Kosovës, pozita e Drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, është kategorizuar si Shërbyes Civil, për të cilën duhet ndjekur procedurë e rekrutimit sipas Ligjit e Shërbimit Civil. Sipas Rregullores për Procedurat e Rekrutimit, të gjitha procedurat e rekrutimit, të nivelit drejtues dhe lartë drejtues, para shpalljes së konkursit Institucionet janë të obliguara që të shpallin konkurs të brendshëm, e në rast se nuk plotësohen kriteret atëherë konkursi duhet të shpallet konkurs publik”, ka thënë ai.

Hoxha ka thënë se MKRS konkursin e ka shpallur duke u bazuar në Ligjin për Filarmoninë, Baletin dhe Operën e Kosovës, Statutin e Baletit Kombëtar, Rregulloren për Procedurat e Rekrutimit, si dhe Rregulloren për Avancim në Karrierë.

“Sa i përket përzgjedhjes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shpallur konkurs sipas Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, Nr. 03/L-149, Ligjit për Filarmoninë, Baletin dhe Operën e Kosovës Nr. 02/L=59, Statutin e Baletit Kombëtar, Rregulloren për Procedurat e Rekrutimit 02/2010 si dhe Rregulloren Nr 21/2018 për Avancim në Karrierë, duke përcaktuar kriteret sipas përcaktimit ligjor, është Këshilli Drejtues i Baletit Kombëtar në cilësinë e Komisionit Përzgjedhës, i cili e ka për detyrë që konkursi dhe kandidatët pjesëmarrës të cilët i kalojnë procedurat e rekrutimit duhet të jenë në harmoni me kriteret e konkursit”, është shprehur ai për Telegrafin.

Ndër të tjera ai ka thënë se procedurat e rekrutimit për këtë pozitë janë pezulluar për shkak të ankesave.

“Po ashtu ju njoftojmë, se proceduart e rekrutimit për këtë pozitë për momentin është e pezulluar, pasi ka ankesa dhe ne jemi duke pritur vendimin e Komisionit të Ankesave, gjegjësisht Inspektoratit të punës lidhur me këtë procedure”, ka theksuar tutje Hoxha.

Në bazë të Ligjit Nr. 02/L-59 Për Filarmoninë, Operën dhe Baletin e Kosovës në nenin 33, pika 33.1 thuhet se Drejtori zgjidhet në bazë të konkursit publik të shpallur nga Këshillit drejtues me propozim të Këshillit artistik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori