LAJMI I FUNDIT:

Grabar-Kitaroviq: Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant

Grabar-Kitaroviq: Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant

Bosnje e Hercegovina kontrollohet nga islami militant, i cili është dominues në përcaktimin e agjendave, ka thënë presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, gjatë vizitës në Izrael.

“Bosnje e Hercegovina është shumë e paqëndrueshme, dhe në disa aspekte udhëhiqet nga njerëz që kanë lidhje me Iranin dhe organizatat terroriste”, deklaroi presidentja kroate, pas takimit me presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.


Menjëherë pas kësaj deklarate, reaguan anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, të cilët theksuan se presidentja kroate bën pretendime pa asnjë fakt.

Në takimin mes presidentes kroate dhe homologut të saj izraelit, është diskutuar edhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe luftimit të terrorizmit, shkruan The Jerusalem Post.

Kitaroviq vuri në dukje, se vendi i saj po vuan nga një problem migrantësh, që nuk është krejtësisht si ai i pjesës më të madhe të Evropës.

Ajo bëri dallimin midis migrantëve dhe refugjatëve, duke thënë se ndërsa Kroacia ishte e gatshme të jepte azil për refugjatët, migrantët – që kërkojnë një mënyrë jetese të përmirësuar – nuk duhet të jenë në kundërshtim me kufijtë ndërkombëtarë.

Presidenti Rivlin e ftoi Kitaroviqin që të kthehej në fund të janarit 2020 në Izrael, ku ai do të ishte nikoqir i liderëve botërorë për të përkujtuar 75 vjetorin e çlirimit të Aushvicit, përcjell rel. Ai i tha se Izraeli dhe Kroacia “po shikojnë drejt të ardhmes pa e harruar të kaluarën”.

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori