LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, kjo është gjendja

Vazhdojnë pritjet e gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, kjo është gjendja

Kanë vazhduar edhe sot pritjet e gjata të mërgimtarëve kosovarë, që përmes Serbisë po vijnë për pushime në Kosovë, por edhe të atyre që tashmë po kthehen në vendet e ndryshme të Evropës Perëndimore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) edhe sot në orën 16:00 pritjet më të gjata janë regjistruar në dy pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Merdare dhe te Dheu i Bardh.


Në pikë-kalimin kufitar Merdare, për të hyrë në Kosovës kolona e automjeteve është deri në 300 metra dhe pritjet deri në 90 minuta. Ndërsa, për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare pritet deri në 60 minuta, kurse kolona e automjeteve është deri në 150 metra, raporton Telegrafi.

Edhe në pikë-kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet më të gjata janë regjistruar në hyrje të Kosovës, ku po pritet deri në 40 minuta, kurse kolonat e automjeteve janë deri në deri në 150 metra

Pritje deri në një orë, për të hyrë në Kosovë ka edhe në pikë-kalimin kufitar në Muçibabë, ku pritet deri në 30 minuta. Ndërsa në Jarinje, pritet deri në 15 minuta për të hyrë në vendin tonë.

Deri në 30 minuta pritje janë regjistruar edhe në pikëkalimin kufitar me Shqipërië, ku për të hyrë në Kosovë pritet deri në 30 minuta.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare me shtetet fqinje qarkullimi zhvillohet normalisht dhe pa pritje të gjata.

Për të përcjellë në kohë reale gjendjen në pikë-kalimet kufitare qytetarët mund të informohen duke klikuar në ëeb faqen e  Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar. /Telegrafi/