LAJMI I FUNDIT:

Kosnett: Kosova, vend i mrekullueshëm për ecje

Kosnett: Kosova, vend i mrekullueshëm për ecje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë (SHBA), Philip Kosnett, ka thënë se Kosova është një vend i mrekullueshëm për ecje.

Ai nëpërmjet një fotografie që ka postuar në llogarinë e vet në “Twitter”, ka bërë me dije se ekipi i Ambasadës amerikane ka vizituar Rugovën.


“Ekipi i Ambasadës është jashtë duke eksploruar Kosovën. Shikoni këtë fotografi nga një udhëtim i kohëve të fundit në Liqenet e Rugovës, një vend i mrekullueshëm për ecje”, ka shkruar Kosnett.