LAJMI I FUNDIT:

Tetovë, mungesë e theksuar e çerdheve

Tetovë, mungesë e theksuar e çerdheve

Një numër i madh i fshatrave të komunës së Tetovës por edhe të komunave rurale që janë pjesë e saj, janë ende pa çerdhe qendër përkujdesje ditore të fëmijëve. Sot, zv.ministri për punë dhe politikë sociale Gjonul Bajraktar dhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi e mohonin përgjegjësinë nga vetja e tyre lidhur me mungesën e çerdheve. Nga Komuna e Tetovës gjithnjë janë arsyetuar me mungesë mjetesh, ndërsa Bajraktari thoshte sot se komunat duhet të jenë syçelura në kapjen e fondeve, pasi të kenë siguruar parcelën dhe elaboratet për çerdhet.

“Ne, që prej vitit të kaluar, bashkëpunojmë me Bankën Botërore ku janë ndarë mjete të caktuara për këto punë, sidomos për çerdhet për fëmijë… Por si funksionojmë ne? Duhet fillimisht të pranojmë nga komunat, elaborate të gatshme dhe tokë të gatshme që ne të ndjekim punët dhe të ndihmojmë komunat. Pra, ne i përgjigjemi elaborateve… ndaj inkurajoj gjitha komunat dhe fshatrat që ta bëjnë një gjë të tillë”, deklaroi zv. ministër i punës dhe politikës sociale Gjonul Bajraktar.

“Komuna e Tetovës është paraqitur me projektin e vet për të ndërtuar një Çerdhe me kapacitet prej 900 fëmijëve afër shkollës Kirili dhe Metodi. 80 për qind të fshatrave i kemi mbuluar me programin tonë që financohet nga komuna e Tetovës për qendra ditore për fëmijë për moshën tre deri në 5 vjet, dëshiroj të paralajmëroj se dy qendra të këtilla do hapen në vjeshtë në Brodec dhe në Gajre”, tha Teuta Arifi, kryetare e komunës së Tetovës.


Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori