LAJMI I FUNDIT:

Morina: KRM Uniteti nuk do të ofrojë shërbimin e heqjes së mbeturinave në Vushtrri

Morina: KRM Uniteti nuk do të ofrojë shërbimin e heqjes së mbeturinave në Vushtrri

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Uniteti, Gazmend Morina ka thënë pas përfundimit të marrëveshjes me Komunën e Vushtrrisë, bordi i KRM ‘Unitetit’ ka marrë vendim që zyrtarisht të ndërpresë ofrimin e shërbimeve për këtë komunë.

Morina në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ky vendim erdhi pas mbajtjes së seancës së rregullt në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, nga ku Morina kërkoi fjalën për të sqaruar situatën, mirëpo një gjë e tillë nuk iu mundësua nga kryesuesi dhe kryetari i kësaj komune.

“Në këtë seancë nga gjysma e asamblistëve u kërkua që unë ta marrë fjalën dhe ta sqaroj situatën e krijuar. Mirëpo, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nasuf Aliu në mënyrë arbitrare nën diktatin e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, nuk ma dha fjalën që të prezantoj një informatë për këtë gjendje. Për pasojë pati asamblist që në mënyrë demonstrative lëshuan sallën e Kuvendit, për shkak të veprimeve të papërgjegjshme të Kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe Kryetarit të Komunës së Vushtrrisë. Si bashkëvendës i juaj me keqardhje ju rikujtoj se zyrtarisht ‘Uniteti’ nuk mund të ofrojë shërbimin e heqjes së mbeturinave në territorin e Vushtrrisë, përderisa të kemi një marrëveshje të nënshkruar”, ka shkruar Morina.


Morina në emër të KRM “Uniteti” kërkoi nga Komuna e Vushtrrisë dhe veçanërisht nga Tahiri që të reflektoj pozitivisht për zbatim të ligjit dhe të mos tentoj të ndërhyj politikisht në menaxhim të brendshëm të kësaj kompanie publike.

“Në çdo kohë jam i gatshëm të jap sqarimet e nevojshme para secilit qytetarë dhe para përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, por edhe në ballafaqim direkt në secilin medium që e zgjedh kryetari i Vushtrrisë. Frika e pushtetit nga një sqarim i imi për situatën e krijuar, tregon më së miri se kush qëndron prapa problemit prej të cilët viktimë janë vetëm qytetarët, përderisa dikush nga pushteti ka tendenca për privatizimin e këtij shërbimi”, ka shkruar ndër të tjera, Kryeshefi Ekzekutiv i KRM Uniteti, Gazmend Morina. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?

Shëndetësi
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore

Lajme
Kalo në kategori