LAJMI I FUNDIT:

“Njeriu fluturues” u përpoq të kalonte Kanalin La Mansh, por dështon në mes të rrugës – përfundon në det

“Njeriu fluturues” u përpoq të kalonte Kanalin La Mansh, por dështon në mes të rrugës – përfundon në det

Një shpikës francez ka dështuar në përpjekjen e tij për të kaluar Kanalin Anglez (La Mansh) në një fluturim me “pajisjen fluturuese”, të quajtur Flyboard.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Franky Zapata, shpresonte të kalonte nga Franca veriore në anën jugore të Anglisë në vetëm 20 minuta.

Por 40-vjeçari ra në ujë në gjysmë të rrugës, ndërsa ai u përpoq të zbriste në një varkë për t’u furnizuar.


Për fatin e tij të mirë, ai nuk pësoi ndonjë lëndim.

“Është një zhgënjim i madh”, tha një anëtar i ekipit të tij për BFM TV të Francës pak pas fluturimit. “Ai duhet të ketë humbur platformën me vetëm disa centimetra”.

“Ne praktikuam këtë manovër dhjetëra herë në det”, shtoi ai.

Bëhet e ditur se Zapata u nis nga plazhi në Sangatte, afër Calais, të enjten rreth orës 09:00 lokale.

Ai synonte të mbante një shpejtësi mesatare prej 87mph (140km/h) gjatë udhëtimit 15-20m (50-65ft) mbi ujë.

Turmat u mblodhën në plazh për të parë përpjekjen.

Menjëherë pas nisjes, Zapata u zhduk nga pamja dhe një helikopter u nis ta ndiqte atë një helikopter.

Por pak minuta më vonë u njoftua se ai kishte dështuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Në Adriatik është filmuar diçka ‘që rrëshqiste’ përgjatë sipërfaqes së detit – bie në sy një koment ‘për çmimet e larta’ në Kroaci

Interesante
Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Po eksploronin ujërat në Britani, zhytësit i viziton “një mysafir i paftuar” – balena e hedh disa metra larg njërin prej tyre

Interesante
Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Mërgimtari nga Zvicra me pagë mujore pesë mijë franga, tregon se sa i mbesin në fund të muajit

Virale
Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Gruaja u tregoi mikeshave më të mira se ishte shtatzënë - shikoni reagimin e tyre

Fun
Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Vajza e vogël donte ta mbante në krah vëllanë - momenti emocionues filmohet nga nëna e tyre

Fun
Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Piloti pretendon se pa UFO-t duke fluturuar në 10 mijë metra lartësi mbi Oqeanin Atlantik

Interesante
Kalo në kategori