LAJMI I FUNDIT:

SBASHK mendon se janë më meritorët për inicimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta

SBASHK mendon se janë më meritorët për inicimin e ligjit për mësimdhënësit e viteve 90-ta

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Arsimit, Shyqiri Bytyqi, në lidhje me ligjin e viteve 90-ta duke thënë se ata janë meritorë për inicimin e këtij ligji dhe jo kreu i MASHT-it.

“Duke parë se ministri Bytyqi dhe individë aty-këtu po tentojnë që këtë ligj tepër domethënës ta kthejnë në merita e dekorata për vetën e tyre, SBASHK-u reagon duke kujtuar opinionin se ishte SBASHK-u, që me mund e sakrifica për 5 vite me radhë arriti të ndikojë pozitivisht të përgjegjësit që të punohet projektligji për vitet e 90-ta dhe që ai pastaj të kthehet në ligj – kjo u bë me mund e sakrifica”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.


Kush, si dhe sa përfiton nga “shpërblimi” për mësimdhënësit e viteve të 90-ta
Lexo po ashtu Kush, si dhe sa përfiton nga “shpërblimi” për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Ata shtojnë se Bytyqi, që tani mundohet t’i vë vetit dekorata për ligjin, gjatë gjithë kohës bëri fare pak apo asgjë në lidhje me të.

“Ministri Bytyqi ka mundur tani e 4 muaj ta nënshkruaj Udhëzimin Administrativ, që mundëson fillimin e aplikimeve te punëtorëve të viteve të 90-ta, që janë pensionuar. Ai nuk e bëri me kohë as këtë veprim, po e priti momentin e fundit. E këshillojmë ministrin Bytyqi dhe ca të tjerë të mos krenohen me frytet e punës së të tjerëve”, vijon deklarata.

MPMS me njoftim për ish-mësimdhënësit e viteve të 90-ta, tregon mënyrat dhe afatet e aplikimit për kompensim shtesë
Lexo po ashtu MPMS me njoftim për ish-mësimdhënësit e viteve të 90-ta, tregon mënyrat dhe afatet e aplikimit për kompensim shtesë

Ata thonë se kanë respekt për kryeministrin në detyrë Haradinaj, që sipas tyre, premtimet për këtë ligj i kthehu në realitet përkundër kundërshtimit të përfaqësuesve ndërkombëtarë e vendorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori