Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka njoftuar të gjithë ish-punëtorët e arsimit shqip të Republikës së Kosovës që kanë punuar për periudhën 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, se nga data 15.08.2019 MPMS fillon zbatimin e Ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës.
Andaj, siç thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi, me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, “njoftoheni se kërkesat për kompensim shtesë mund të dorëzohen në zyrat më të afërta të pensioneve”.
Po sipas njoftimit, personat që paraqesin kërkesat prej datës 15.08.2019 deri më 31.11.2019, aq sa është i hapur afati, do ta realizojnë të drejtën për kompensimin në mënyrë retroaktive, që nënkupton nga data e hyrjes në fuqi të ligjit Nr.06/L-073 për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip të Republikës së Kosovës, (prill 2019).
Në këtë drejtim thuhet se kërkesës duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente:
• Kopja e lejes së njoftimit të Republikës së Kosovës;
• Ekstrakti i lindjes;
• Ekstraktin e kurorëzimit (për pension familjar);
• Faturën e tatimit në pronë;
• Vërtetimin nga Drejtorati Komunal i Arsimit, apo Rektorati për periudhën e shërbimit në sistemin e arsimit shqip të Republikës së Kosovës;
• Kopjen e vendimit për përfituesit e pensionit bazë, përkatësisht kontributiv.
“MPMS u bënë apel të gjithë ish-punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99, që t’u përmbahen afateve për parashtrim të kërkesës, derisa formularin dhe udhëzimet e nevojshme mund të merren në të gjitha Zyrat e Pensioneve”.
“Mos parashtrimi i kërkesës, përkatësisht mos respektimi i afateve për parashtrim të kërkesës, mbartë pas vetes pasojat e mos pagesës së retroaktivitetit të pensionit”, thuhet në njoftimin e MPMS-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Sulmohet Policia e Kosovës në Zveçan

KFOR-i largon telat gjemborë në Zveçan

Mbyti nënën me plastmas, del foto e të riut nga Përmeti, student ekselent në Amerikë

Opozita në Prishtinë thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkon shkarkimin e aksionarëve në ndërmarrjet publike

BE e gatshme të mirëpres Kurtin e Vuçiqin në takim: E rëndësishme në këtë fazë është ulja e tensioneve

Lista Serbe i ka dy kushte për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme eventuale

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Alexander Chapman

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium