LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetari në Mitrovicë paguan shërbime shëndetësore si një shtetas i huaj

Bashkatdhetari në Mitrovicë paguan shërbime shëndetësore si një shtetas i huaj

Një bashkatdhetar (qytetar i Kosovës) nga qyteti i Mitrovicës, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen ‘Bair”, për shërbimet e kryera ka paguar një tarifë e cila është e vendosur për shtetasit e huaj, prej 5 euro.

Këtë ankesë, ky qytetarë e ka adresuar tek emisioni “Zyra e Ankesave”, në RTV Duakgjini.

Mirëpo, për të sqaruar se sa janë tarifat e shërbimeve në Qendrat e Mjekësisë Familjare, në këtë emision ka folur drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi.


Gashi tha se tarifat  në kujdesin shëndetësor parësorë, dytësor dhe tretësor janë të vendosura shumë vite më herët me një udhëzim administrativ.

Sipas tij, kjo tarifë është e njëjtë në të gjithë Republikën e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Si i tillë duhet shfrytëzuar ashtu siç është. Kuvendet komunale, varësisht nga arsyetimi i tyre kanë mundësi ndryshimin e  tarifave nëse miratohen nga niveli qendror nga ministria përkatëse”, ka thënë Gashi.

Ai po ashtu theksoi se sipas udhëzimit administrativ tarifa e pagesë për të kryer shërbimet shëndetësore në vend është më e lartë për një shtetas të huaj, por sipas tij kjo nuk vlen për bashkatdhetarët.

“Jo sipas udhëzimit administrativ, qytetarët paguajnë tarifat që janë të vendosura. Ndërsa, për  qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës (shtetas i huaj), jo bashkatdhetarë – duhet të paguaj pesëfishin e shërbimit që e kryen”, ka sqaruar tutje Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori